Kujtojmë sot Presidentin e parë të Republikës së Kosovës Ibrahim Rugovën
1 min read
Si Sot, më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë të Istogut, u lind intelektuali, politikani, akademiku dhe shkrimtari shqiptar.
Ka shërbyer si President në vitet 1992-2000 dhe përsëri në vitet 2002-2006. Rugova ka qenë bashkëthemelues i lëvizjes së parë demokratike në Kosovë, Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Njihet në historinë e Kosovës si “Ati i Kombit” dhe “Gandi i Ballkanit”. Pas vdekjes është shpallur “Hero i Kosovës”.
Në foto: 10 pikat e planit te presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova për shpëtimin e Kosovës.
You must be logged in to post a comment.