Kur dashuria për ardheun ishte aq e madhe, saqë vendoseshin edhe zemra afër emrit Shqipni

vull
Këtë e ka bërë Murat Toptani në fund të një krijimi të tij. Ishte skulptor, piktor, poet, publicist dhe një nga veprimtarët e Rilindjes Kombëtare. U lind më 13 korrik 1868 në Aka (Turqia e sotme), pasi babai i tij Said Toptani ishte në internim.
Në 1884 Murat Toptani i vazhdoi studimet në shkollën “Sulltanie” (Gallata Saraj), ku mori një kulturë që u reflektua më vonë në gjithë veprimtarinë e tij të larmishme artistike. Në mbarim të shkollës ai zotëronte disa gjuhë të huaja: frëngjisht, osmanisht, arabisht dhe persisht. Veprimtarinë e tij e zhvilloi kryesisht në Tiranë dhe në shoqëritë shqiptare jashtë atdheut (Stamboll, Napoli, Bukuresht etj). Mbajti kontakte të ngushta me vëllezërit Frashëri pasi ishte dhe dhëndri i Naimit. Ishte delegate i Tiranës në Kuvendin e Vlorës dhe nënshkrues i Aktit të Pavarësisë.
Murat Toptani realizoi në Napoli më 1899 bustin e Skënderbeut i cili është nga krijimet e para të skulpturës në artin e periudhës së Rilindjes. Më vonë më 1917 realizoi bustin e Skënderbeut që sot ruhet në Galerinë e Arteve ku gjendet gjithashtu edhe vepra tjetër e tij, karikatura “Premtimet e Anglisë” e cila është në akuarel. Shkroi shumë vjersha dhe artikuj publicistik, ku një pjesë e poezive të tij u përmblodhën në librin “Vjershat e Murat Toptanit”, botuar në Tiranë në vitin 1924.
Foto: AQSH.
Next Post

Zëdhënësi Hoxha: Me flamur europian do të dërgohet Propozim-Ligji për shtetësi  në Kuvend

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 87-të miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shtetësi njoftoi zëdhënsi qeveritarë Muamet Hoxha gjatë pyetjes së gazetarëve në konferencën e rregullt për shtyp. “Ju informojmë se përpunimi teknik nga ana e disa institucioneve që janë kompetente është duke u […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: