Maqedonia , Ilirida e “vjedhur” ndër shekuj Shqipërisë Etnike

vull

Nga Ndue  BACAJ
Një ndër shtetet e “tejngopura” me trojet e Shqipërisë Etnike është pa dyshim fqinja jonë e “vonëshme” me emrin Maqedoni , e cila tashmë është e destinuar të paguaj mos sot, mot haraçet e shekujve e moteve të kaluar, me grabitjet e pashoqe të territoreve e popullsisë  iliro-shqiptare ,qe ne lashtesi quhej Ilirida.. “Te pakten” pjesa perendimore e Maqedonise se sotme eshte trashigimi e Ilirides  – Iliro-Shqiptare jo vetem ne teritore ,por edhe ne popullsi  paçka se një pjesë e popullsise shqiptare , qe nder shekuj kishte kaluar nga besimi katolik ne ate ortodoks  dalëngadalë u tjetërsuan si sllav me “ndërgjegje”..Ndersa thuajse  vetem shqiptaret qe u islamizuan sot njihen si popullsi shqiptare , ndonse “shpesh” kesaj popullsie maqedonasit mundohen ti”heqin” autoktonin.. E per rrjelloje  shqiptaret atje jane te diskreminuar jo vetem para pushtetit ,shtetit , te drejtave kombetare ,por edhe ligjit …Ketu duhen kerkuar shkaqet e protestave te shqiptareve  qe jetojne ne trojet e tyre ne “Maqedoni”…
“Nje histori e vogel per shtetin e halleve te medha”
Trojet e Maqedonise se sotme (ato perendimore) para me shume se njezetedy shekujsh quheshin Iliride . Ne organizimet e asaj kohe Ilirida ishte nje province e “vogel” Ilire ,qe ndonse bente pjese ne mbreterin e madhe ilire Dardanine ,gezonte nje autonomi disi te vecant , gje qe dalngadal e “humbi” ,pasi Shkupi (Scupi) u be kryeqendra e mbreterise Dardane ( edhe pas pushtimit romak),gje qe vijoje per shekuj me pas.. Homeri nuk e njeh emrin e Maqedonisë dhe të maqedonasve, për të luftërat që e kishin prejardhjen nga këto vise të përshkruara nga Aksiosi (sot Vardari), ishin Paon (apo Peon) dhe vendi quhej Paoni (Peoni)…Ndërsa Robert d’Angely (Anthill) te libri Enigma (fq. 246, 247) thotë: Maqedoni, është fjalë që Etimologjikisht në shqip do të thotë Ma – Ke – Dhen, pra që mban ose kullot dhenë ose lopë, e natyrisht shqipja e atëhershme (pellazgjishtja) ka evoluar e ndryshuar. Më vonë ky rajon Pellazg (të parët e Ilirëve) do të bëhej qendra e shtetit të fortë e të madh që quhej Emathie ose Emezie që rrjedhte nga shqipja  ;                  E – Madhja, E – Madhia, ky shtet ndoshta u themelua nga fundi i shekullit IX-të para Krishtit, ku përparoi gjithnjë e më tepër dhe sidomos nën mbretërinë e Filipit të dytë dhe birit të tij Aleksandrit të Madh, ai u shtri nga Mali Orbel te Mali i Olimpit dhe nga Vargmali i Pindit deri te lumi Nestos. Por gjithsesi popullsia ishte vetëm pellazge dhe trualli ishte po Pellazg. Në Epokën Romake Maqedonia u përfshi në Ilirikum, pasi Ilirikumi përfshinte një popullsi homogjene, të përbërë në atë kohë vetëm nga Pellazgët, që mbanin emra të ndryshëm si Maqedon, Epirot, Alban (Toskë, Etruskë, Gegen) Dalmat dhe të tjerë Ilir që flisnin të gjithë Pellazgjishten, pra Shqipen e vjeter.. Por edhe pas shekullit VII – të pas Krishtit (sipas K. Amantos) kur Sllavët nisën të zbrisnin drejt Maqedonisë, kryesisht duke ndjekur brigjet e Accost të atëhershëm ose Vardarit të sotëm, ata nuk gjetën në vend veçse Pellazgë, pra vetëm shqiptarë. Gjithashtu nga pikpamja racore, historianë të kohës, si dhe autorë të paanshëm në politikë, si dhe të pazemëruar me Filipin (mbretin) i quenin maqedonasit të racës Pellazge. E si për ta bërë këtë më bindëse R. D’anxheli te libri qe cituam me siper (Enigma) në faqen 251 shkruan:
“Gjatë gjithë mesjetës… Maqedonia është quajtur Illyricum, Pra Iliri… Natyrisht edhe kjo trevë e Ilirisë kaloi Baticat e Zbaticat e shekujve si dhe pushtime të ndryshme që në përgjithësi nuk arritën të bënin ndryshime të racës e fesë të Ilirisë, madje në vitin 553 pas lindjes së Krishtit kur Iliriku i kaloi përsëri Perandorisë Bizantit, perandor ishte Justinjani (527 – 565) me origjinë nga keto troje Ilre qe  njiheshin me emrin e “pergjithshem” ILIRIDA. Ky  ka qenë shkaku që Ohri u bë një qendër e madhe Administrative dhe u qujat Justinjana prima. Aty u vendos kryepeshkopata e Ilirikut Lindor, pasi më parë e kishte ndarë në Ilirik Perëndimor dhe Ilirik Lindor.  Pas një jete prej disa shekujsh nën preandorinë e Bizantit në shekullin e 9 – të shteti Bullgar u forcua aq shumë sa filloi të pushtonte territore të Ilirikut, në vitin 851 përveç pushtimeve në Shqipërinë e Jugut vlen të theksohet pushtimi i Ohrit, ku bullgarët në vitin 866 filluan të kthehen në fenë Ortodokse (nga pagan që ishin). Ndërsa në vitin 904 ata pushtuan thuajse krejt Shqipërinë Etnike, ku mbreti Simeoni e ktheu shtetin bullgar në perandori, duke e shpallur vehten Car të Bullgarisë dhe të Bizantëve. Sundimi bullgar në Shqipëri zgjati rreth 166 vjet, ku kjo ka qenë periudha e vendosjes së shumë toponimeve (emra vendesh) që trashigohen edhe sot; e Maqedonasit e sllavizuar ndër shekuj i përdorin si argumente për ti quajtur si vende sllave e jo shqiptare. Në fakt pas kësaj nuk pushuan edhe pushtime të tjera ku vlen të përmendet Pushtimi i Maqedonisë nga Shteti Serb i Rashës kur perandor u bë Stefan Dushani (1333 – 1355) i cili detyronte me forcë përqafimin e fesë Ortodokse, ku patrikanën Serbe e vendosi me qendër në Pejë. Ndërsa Qendra kryesore e perandorisë së pushtuesve Serbë u bënë Prizreni e Shkupi. Ku duhet theksohet se pas këtij pushtimi erdhën trazira e mizorira të pashoqe me protogonist jo vetëm të huajt, por edhe vetë princër shqiptarë, që kërkonin zgjerim në dëm të vëllezërve të tyre. Gjithsesi pas Lulëzimit të periudhës 25 vjeçare të Princit Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) (1443 – 1468) erdhi periudha e errët pesë shekullore e pushtimeve të perandorisë Turkoshake. Maqedonia tashma ishte nën këmbët e perandorisë ku edhe këtu më të persekutuarit ishin shqiptarët Katolik, pasi ata ortodoksë ishin disi më të mbrojtur, pasi hierarkët e fesë Ortodokse për inatë të Romës kishin pranuar të bashkëpunonin me pushtuesit Osman. Shqiptarët Katolik të Maqedonisë të ndodhur mes dy zjarresh me kalimin e shekujve zgjodhën atë më të “voglin”, ndërrimin e fesë Katolike në atë Muslimane e jo me atë ortodokse që përveç fesë dalëngadalë u muar edhe identiteti këmbëtar. Por nuk duhet të harrohet se në shekullin e 18 – të filloi të marrë hov zhvillimi i disa qyteteve kryesore Shqiptare si ai i Ohrit, Manastirit, Shkupit qe ishte bere edhe qendra shpirterore e fetare e katolikeve , Tetovës, Strugës e tjerë, si dhe në atë kohë kishte përparuar Islamizimi i popullsisë. Në vitin 1827 tokat e Shqipërisë u ndanë në katër Vilajete që ishin ai i Janinës, i Shkodrës, i Shkupit që përfshinte Kosovën, dhe ai i Manastirit, pra Maqedonia ishte e ndarë në dy Vilajete (Shkupit e Manastirit), sigurisht së bashku me territore Shqiptare, të tjera. Në vitin 1883 u themelua organizata revolucionare me inisiativën e disa intelektualëve që kishin si parim kryesor Auonominë e Maqedonisë nën Parullën “Maqedonia për Maqedonasit”, ku kjo Lëvizje u quajt “rilindja Maqedonase”, kjo në fakt filloi që në gjysmën e shekullit të 19 – të kur filloi përhapja e arsimit Maqedonisht i frymëzuar nga Pansllavizmi Rus. Më vonë u krijua Partia nacionaliste Maqedone VMRO e cila mbajti kongresin me 1894 në Selanik, ajo madje ngriti një rrjet ushtarak klandestin me çeta të formuara nga komita.
Qëllimi i pashpallur i kësaj partie ishte bashkimi me Bullgarinë. Aksionin e parë kundër Osmanëve e kryen me dt. 20 korrik 1903, ku edhe tentuan të marrin Manastirin, madje ata menduan se po fitonin pamvarësinë duke shpallur Republikën e Krushevos, por kryengritja u shtyp, po jehona e saj ndikoi disi në planet e fuqive të mëdha. Austria kishte projektuar ndarjen e kësaj krahine duke lënë vend edhe për një shtet shqiptar, por kjo nuk u pranua nga fuqitë e tjera, përkundrazi me 1905 Londra kërkoi të krijohet një komision për kontrollin e financave të Maqedonisë e kjo të ndahej në zona kombëtare Bullgare, Serbe e Greke, duke mohuar padrejtësisht popullsinë në numër të kësaj Zone. Këto projekte kishin qëllimin e eleminimit të një sheti shqiptar që ishte në përbërje të perandorisë Osmane ku pjesë dërmuese tashma ishin konvertuar në fenë Islame. Madje kjo ishte edhe një farë hakmarrjeje e verbër pasi këta tashma nuk ishin tërësisht të besimit të krishter. Gjithsesi Traktati i Berlinit i vitit 1878 kishte hedhur themel që trevat e Dibrës, Tetovës e Korçës të përfshiheshin në një Elajet Bullgar të Perëndimit. Por edhe shqiptarët nuk qëndruan duar lidhur, në nëntor të vitit 1905 Bajo Topulli ish drejtor i shkollës  së mesme në Manastir propozoi krijimin e një komiteti ti fshehtë që do të luftonte për pamvarësinë e Shqipërisë i cili u quejt “Për çlirimin e Shqipërisë”. Por edhe në vitin 1912 kur po shpallej pamvarësia e Shqipërisë Serbët pushtuan edhe Shkupin, Ohrin, Resnjen, Elbasanin e tjerë.pas këtyre erdhën vitet e luftës së parë Botërore (1914 – 1918), si dhe konferenca e paqes në Paris (1919-1920) si dhe krijimi i shtetit artificial të Sllavëve të Jugut me emrin dmth Jugosllavia, ku Maqedonia ju bashkëngjit duke i shkëputur Shqipërisë Etnike rreth 9700 km2 truall me mbi 500 mijë shqiptarë. Ku mund të shënohen trevat e rëndësishme të Dibrës, Tetovës, Ohrit, Strugës, Shkupit, Manastirit, Gostivarit, Kerçov, Perlep. Kumanovë e dhjetëra lokalitete e qindra fshatra që sot numri i popullsisë është rreth një milion banorë. Por që është prishur raporti i popullsisë shqiptare në disa qytete kryesore që ishin shumicë, ku shembulli më sinjifikativ është Manastiri që i është ndërruar emri në Bitola, i cili para vitit 1950 kishte një popullsi 95 % shqiptare e sot pas 50 vjetëve nuk ka vetëm 10 % shqiptarë, apo qyteti i Ohrit që sot ka vetëm rreth 7 % shqiptarë, ku padyshim këto raporte i ka prishur në dëmin tonë politika diskreminuese e ish shtetit Jugosllav,të cilin e ka vazhduar e po e vazhdon politika e shtetit artificial Maqedon, që është vetëm vazhdim i politikës Millosheviçjane pa Milloshin… Por për ta bërë disi më sensibizuese para Europës së ndjeshme për çështjet religjozeve shteti maqedon ka “shpikur”propoganden se shqiptaret në Maqedoni demostrojne ,protestojne (e der luftojne) ,jo per te drejta kombetare ,por per “trysni” fetare islamike ,duke arritur deri aty sa maqedonasit  te paguajne sherbetor te tyre per te shpalosur ne mes demostruesve te ketyre diteve edhe flamurin e hamasit dhe per te hellur parulla me za te cjerre e britma ekstremiste islamike .. Kjo taktike djallzore sllave kishte per qëllim edhe përçarjen  e shqiptarëve kudo që janë, por qe kanë besime të ndryshme.. Por kjo nuk ka ndodhur e as do të ndodhin kurrë pasi së pari kemi lindur njerëz të kësaj toke, ku jemi bijët e nënës sonë të madhe Shqipërisë Etnike, qe na e fali Zoti ndaj sot kudo ku ka shqiptar ka edhe demostrime e protesta  ne mbrojtje te drejtave te vellezerve te tyre te nje gjaku e kombesie qe jetojne perdhunshem nen shtetin artificial maqedon. Maqedonasit e sotem “atdheun” e tyre duhet ta kerkojne jo aty ku i holli “fati” ne trojet Iliro-shqiptare ,ne Iliride ,por ne Maqedonine qe sot gjindet e gllaberuar nga   Greqia e cila ka frike nga historia ndaj nuk e njeh kete shtet me emrin Maqedoni , por do te ishte e “gatshme” ta njihte me nje emer tjeter qofte edhe me emrin e vertet Ilirida , apo dicka me te “modifikuar” Ilirida e “re”…
Ne vend te mbylljes..
Ne “mbyllje” te këtij shkrimi, ne perkrahje te drejtave historike dhe aktuale te vellezerve tane te nje gjaku e kombesie , qe banojne ne Iliriden e mocme apo ne Maqedonin e sotme “artificiale” , me duken mjaft aktuale “vargjet” lapidare te Homerit tonë Pater Gjergj Fishtës , te shkruara me shume se nje shekull me perpara ..:
“Edhe unë frati thom të vërtetën
Me Musliman e baj fli jetën
Varem në krrab. Lidhem në vargoj
E Shqipnin unë nuk e lëshoj”..
Nje “sentence” hyjnore” qe i atribuohet Krijuesit te gjithesise na meson ; se ne duhet ti ndihmoje vehtes pak qe te ndihmoje Zoti shume…

Next Post

Shihni pse të gjithë po shikonin këtë Audi në Shkodër? "Kur mendon se i ke parë të gjitha"

FOTO e makinës nga Shkodra ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të shumtë të rrjeteve sociale nga i gjithë rajoni. Gjegjësisht, Audi në Shqipëri është i mbuluar me kadife, e cila është një pamje që befasoi shumë. “Kur mendoni se i keni parë të gjitha … një Audi prej pelushi në Shkodër”, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: