Me 08.10.1895 ne Burgajet te Matit, lindi NMT MBRETI I SHQIPTAREVE AHMET ZOGU, njeriu i cili ndryshoi rrjedhat e historise me ngritjen dhe shtet-ndertimin e Shqiperise, shkeputjen e lidhjeve me lindjen otomane dhe orientimin e shqiptareve ne perendim, aty ku e kane pasur vendin historikisht gjithmone. Ishte perbashkues dhe unifikues.
Shqiperia e viteve te njezeta te shekullit te kaluar, ishte vend i kaosit pa institucione, rend e infrastrukture rrugore. Zogu arriti ta organizonte Kongresin e Lushnjes, ti largonte nga vendi ushtrite e huaja, te krijoi institucionet e nevojshme shteterore, legjislacionin, rendin publik, si dhe shkollimin e veshjen, keto te gjitha ne frymen pro perendimore.
Kulmi i orientimit te tij drejt djepit te kultures boterore perendimore, ishte martesa me nje fisnike evropiane katolike.
Ahmet Zogu, pa asnje dyshim eshte figura ma markante e historise Shqiptare, dhe shtetari me i afte, qe ka pasur shqiptaria.
Respekt i perjetshem per krijuesin e shtetit te pare modern Shqiptar!
You must be logged in to post a comment.