Më 6 gusht 1892, u lind gjeneral Abaz Kupi.

vull
Abaz Kupi në vitet 1932-1939 shërbeu si major në xhandarmarinë shqiptare.
Në periudhën kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste me 7 prill 1939, kur italianët zbarkuan në Durrës, Abaz Kupi, udhëhoqi qëndresën ndaj pushtuesit.
Në qershor të vitit 1939 familja e tij u internua në Himarë.
Ishte një ndër organizatorët kryesorë të Mbledhjes së Pezës të mbajtur më 16 shtator 1942 dhe u zgjodh anëtar i KANÇ-së.
U bë nismëtari Konferencës së Mukjes të mbajtur në datat 1-2 gusht 1943.
Duke mos u pajtuar me qëndrimet e Enver Hoxhës, i cili në shtator 1943 hodhi poshtë Marrëveshjen e Mukjes me Konferencën e Labinotit, në 19 nëntor 1943 Kupi u largua nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar dhe më 21 nëntor formoi firmacioni politik Organizatën Kombëtare Lëvizjen e Legalitetit ( OKLL) që mësynte në rikthimin e Mbretit Zog në Shqipëri me një Shqiperi Etnike të lirë prej pushtuesit.
Më 24 tetor 1944 u largua nga atdheu pasi me bashkluftëtarët e tij revanshit vëllavrasës komunist nuk pranoj t’i kthehej me të njëjtën monedhë.
Familjen e la në Shkodër të cilët u arrestuan dhe u internuan në Tepelenë e më pas nëpër kampet e Myzeqesë.
Gjithë jetën në egzil e vuri në shërbim të kombit atdheut dhe kauzës mbretërore të PARTISE LEVIZJA E LEGALITETIT.
Abaz Kupi vdiq më 9 janar 1976 në Nju Jork.
Next Post

Komuna e Haraçinës është në realizim e sipër të kanalizimit atmosferik prej 30 mln dënarë

Gjatë këtij mandati komuna e Haraçinës ka finalizuar edhe rrjetin e kanalizimit atmosferik, rrjet ky që i ka munguar këtyre vendbanimeve tash e shumë vite. Implementimi i këtij projekti kap vlerën prej 30 milionë denarë, projekt ky që është financuar nga komuna në bashkëpunim me organet qendrore. Investimi në këtë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: