Mikrotoponimia e Dervenit: Fshati Dëbërcë

vull

Prof.Dr. Xhemaludin IDRIZI

Fshati shtrihet në anën e burimit të Përroit të Dëbërcës, degë e Përroit të Dervenit në një lartësi prej 620 m. mbi nivelin e detit. Në fshat dikur ka pasur 12 puse dhe 5 çezme. Në vitin 1941 është tërhequr uji për tri çezme nga Lugi
Qarshijave, që gjendet afro 100 m. mbi fshat. Në rrethinën e fshatit janë të njohur çezmet dhe burimet Loz, Izvor, Brangovec, Kalberevo, Kërstec.

Emrat topografikë të këtij fshati me rrethinë janë Gollo Bërdo, Kërstec, Ornica, Reka, Kalaja, Stane
Ramanit, Popova Shapka, Kodra Madhe, Tërlla Topojani, Lipovica, Krasta, Pojata, Are Xhakës, Ograde dhe Çeshma.
Fshati i takon tipit të fshatrave të shpërndarë. Regjistruam disa emra të mëhallave të këtij fshati si: Sule, Xhake, Drash Poshtër dhe Gjushte. Dikur Dëbërca gjithsej ka pasur 18 familje me 104 shtëpi.

Sipas regjistrimit të vitit 2002 fshati ka pasur 1693 shqiptarë dhe 2 të tjerë. Fshatarët veten e quajnë dëbërcali. I gjetëm llagëpet Cake , Xhumshet dhe Sulet.
Mëhallat mbajnë emra të familjeve të fshatit si: Biteshet, Drasht, Gjomnet, Caket, Xhumshet, Sulet, Mëhalla e Poshtme, Mëhalla e Re.
Fshati prej moti është i banuar me popullsi shqiptare. Emri i tij mund të lidhet me fjalën sllave dobьr (serb. dobar). Toponime të këtij formanti kemi Debresh, fshat në rrethin e Gostivarit, Dobrosht në rrethin e Tetovës, Debresht në
rrethin e Prilepit, hidronimi Dobravoda mbi fshatin Vranovc të Gostivarit, mandej, Dobraç në Shkodër, Dobrolisht në jug të Shqipërisë, Dobrovoda në Ulqin etj., por edhe me Dibër, sllav. e vjetër Dьbrь “luginë etj.”, që ka dhënë variante të ndryshme shqiptimi. Ka qenë dhe një fis i Doberëve në lashtësi në ato krahina rreth Dibrës, afër malit Herbel.
Në jugperëndim të Dëbërcës, në kufi me fshatrat Leshnicë të Epërme dhe të Poshtme gjendet vendi i quajtur Kalaja. Mendohet se aty ka pasur roje për  mbrojtjen e udhëtarëve që kanë shkuar nga Shkupi për në Pollog dhe anasjelltas. Në vitin 1900 fshati ka pasur 50 shtëpi ( L.Serafimov, vepra e cituar , f. 68) me 175 vbanorë (V. Kënçov, vepra e cituar, f.212).

Konstatimi i Trifunovskit se gjoja të gjithë fshatarët e këtij fshati janë valbanizuar nuk mbështetet në dokumente që do e dëshmonin këtë, përkundrazi emrat e gjinive e flasin të kundërtën se banorët e tij shqiptarë të krishterë janë
islamizuar.

Në këtë fshat i gjejmë familjet Xhake, Sule, Drash, Gjushte, Rame, Shee, Opoje, Jashar, Alie, Ajmaleshe, Bejteshe, Deme, Xhafe, Erem (nga fisi Thaç) , Lusnjan. Familje të islamizuara janë Greke, Stogodin. Dikur fshatarët janë marrë me bujqësi dhe me blegtori. Gjithashtu janëv marrë edhe me shitjen e drurit, posaçërisht në Tetovë. Sot gjithashtu fshatarët merren me blegtori dhe bujqësi, punojnë edhe në sektorin privat dhe publik. Mirëpo
tendencat e migrimit janë të larta, mbi 40% e banorëve të fshatit kanë marrë rrugën
e kurbetit bashkë me familjet e tyre. Fshati ka shkollën fillore nga kl. I – IX . Niveli i emancipimit të gjeneratës
së re, veçanërisht i femrës, është në rritje e sipër, posaçërisht këto 15 vite të fundit.

Next Post

Kike Setien u shkarkua zyrtarisht nga Barcelona

Kike Setien u shkarkua zyrtarisht nga Barcelona. Ai largohet nga pozita e trajnerit nga gjiganti katalunas pas humbjes nga Bayern Munich në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Barcelona pësoi një humbje të madhe  2-8 ndaj kampionëve gjermanë.  “Kike Setien u pushua nga puna. Ky është vendimi i takimit të sonte ”, tha presidenti […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: