MIKROTOPONIMIA E DERVENIT: Kopaçin Doll

vull

Prof.Dr. Xhemaludin IDRIZI

Fshati Kopaçin Doll gjendet në një lartësi mbidetare prej 540 metrash. Shtrihet pranë fshatrave Novo Sellë në lindje, Çiflik në perëndim dhe Grupçin në veri.

Në vazhdim paraqesim një pasqyrë të regjistrimit të popullsisë së fshatit
prej vitit 1948- 2002.

Dikur fshatarët ujë të pijes kanë siguruar nëpërmjet dy çezmeve ( Çeshma Stogodin, Çeshma Ramane) dhe dy puseve të fshatit. Në rajonin e fshatit gjenden burimet Kroj Zhivkit, Kroj Ftoft, Frashe, Kroj me Di Lugje. Te Trifunovski i gjetëm këto emërtime: Rai Minaet, Kodra Madhe, Kisha, Rai Përvendi, Fusha Poshtër, Fusha Epër, Zabel, Ograde.

Fshati është i tipit të grupuar me mëhallat Stogodin ose Mëhalla Epër dhe Raman, ndërsa në të majtë me mëhallën Skërçek. Dikur fshati ka pasur 6 familje me 51 shtëpi (J.Trifunovski, vepra e cituar, f. 114).

Sipas regjistrimit të vitit 2002 fshati ka pasur 898 shqiptarë dhe 9 të tjerë. E gjejmë në dokumentet turke të shekullit XVI. Në vitin 1544 ka pasur 18, ndërsa në vitin 1568 5 familje të krishtera. Shtrihet në jugperëndim të Shkupit afër fshatrave Merovë dhe Paniçar (TDIMN,XVI, f. 265).

Emri i fshatit rrjedh nga lugu në të cilin shtrihet ai. Mikrotoponim me bazë të njëjtë gjejmë te Vlogjimjezh Pjanka në “Baseni i Ohrit dhe Prespës” Kopaçko Dolishte f. 162, mandej oronimin Kopaçka në rajonin e Kërçovës. Gjithashtu me këtë bazë ka edhe mikrotoponime në Fjalorin toponimik të rrjedhës së Bregallnicës të autores Olga Ivanova, f. 318, si Kopaç (ara), Kopaçe (ara të mbjella me oriz), Kopaçi (ara), Kopaçishte (kullotë në mes të pyllit), Kopaçki Çukar (ara dhe kullota) etj

Në vitin 1900 fshati ka pasur 30 shtëpi (L. Serafimov, vepra e cituar,f.68) me 166 banorë (V. Kënçov, vepra e cituar, f.216). Në vitin 1925 fshati i ka takuar komunës së Grupçinit, me 37 shtëpi dhe 237 banorë (J.Trifunovski, vepra e cituar, f.114). Familja Stogodin, sipas gojëdhënës sikur njërit i ka lindur fëmijë në pleqëri – sto godina- prej ku edhe e ka marrë emrin. Familje të tjera që kanë jetuar në këtë fashat janë Raman, Skërçek, Rustallar, Kaçer, Ajredin (J. Trifunovski, v. e cit. f.114). Popullata e fshatit është marrë me bujqësi, ndërsa sot një pjesë punon në sektorin privat dhe shoqëror. Dikur afro 30 punëtorë kanë punuar në Gjorçe Petrov dhe në hekurudhat.

Next Post

Ahmeti dhe Zaev në takim në Klubin e deputetëve në orën 14

Liderët e LSDM-së dhe BDI-së Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti sot në orën 14:00 së bashku me sekretarët e përgjithshëm të partive, Lupço Nikollovski dhe Artan Grubi, do të zhvillojnë një takim në Klubin e deputetëve. Në takim pritet të bëhet marrëveshja përfundimtare për formimin e koalicionit qeveritar. Siç kumtuan […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: