Nga erdhën serbët e sotëm dhe si u krijua Serbia nga shek. XIX, që të shndërrohet në forcë politike e ushtarake dhe t’i sundojë popujt përreth deri në fillim të shek. XXI?

Ja çfarë shkruan, mes tjerash, autori serb, Tatomir Vukanović (1907-1997), në librin e tij “Naselja u Serbiji”(Vendbanimet në Serbi), ku shkruan gjerësisht edhe për shtrirjen e shqiptarëve në pjesën qendrore të Serbisë. Në këtë libër e hasim edhe këtë burim të shkruar për qytetin e Kralevës dhe banorët e tij, në vitin 1784.

Autori serb thotë se ky qytet kishte afër 100 shtëpi, prej të cilave 11 shtëpi serbe (10%) dhe 89 shtëpi shqiptare e turke (90%), ndërsa numri i banorëve në Kralevë ishte gjithsej 664, prej tyre 592 ishin shqiptarë e turq, ndërsa serbë kishte vetëm rreth 72 banorë.
Duke ditur se në këtë periudhë nuk kishte popullatë turke që jetonte në qytetet e këtij rajoni, mund të konstatojmë se pjesa dërrmuese e banorëve të qytetit të Kralevës ishin shqiptarë.
Për më tepër hollësi në lidhje me këtë çështje mund ta lexoni shkrimin e studiuesit shqiptar, dr. Qazim Namani, të publikuar në koment të këtij publikimi.
(5 janar 2021)