Nga Gurgurnica e Tetovës në Izmir të Turqisë për ti shpëtuar pushkatimit nga komunistët (Video)

vull

Nga Arben Llala

Gurgurnica është një fshat që i përket rrethinave të Tetovës dhe Komunës së Bervenicës. Ky fshat në Malin e Thatë ruajnë me fanatizëm traditat kombëtare ku Plisi i bardhë nuk mungon mbi kryet e burrave të këtij fshati. Deri në vitin 1955 në Gurgunicë jetonte familja Haliti të cilët u shpërngulën më tej për në Turqi nga presionet e pushtetit Jugosllavë. Në 1945 partizanët komunistë të Jugosllavisëpushkatuan Ahmet Halitin i cili ishte luftëtar për bashkimin e trojeve shqiptare, pas pushkatimit të tij lluan presionet dhe persekutimet për familjen Haliti, transmeton KohaNews. Para disa ditësh miku im Qamil Bytyçi i cili jeton në Stamboll dhe punon drejtor I zyrës së Ministrisë së Diasporës së Kosovës në Turqi takojë pjesëtarët e familjes Haliti në Izmir. Gjatë intervistës që i mori Qamil Bytyçi, 72 vjeçarit Musa Halitit I cili jeton në rrethinat e Izmirit deklarojë se gjyshin e tij Ahmetin komunistët slave e futën të gjallë në dhe vetë i shtatë. Siç shihet në zyrën e biznesit të familjes Haliti në Izmir nuk mungojnë identiteti kombëtar si Plisi, Flamuri, etj./KohaNews

 

Next Post

Ministria e Kulturës fillon me realizimet konkrete të investimeve kapitale në vetëqeverisjen lokale

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi takim pune me kryetarët e komunave: Likovë, Bogovinjë, Vrapçishtë, Manastir, Krushevë dhe Qytetit të Shkupit në të cilën u bisedua për mjetet e miratuara të dotacioneve kapitale në fushën e kulturës në vitin 2019. Pas takimit, ministri i Kulturës dhe gjashtë kryetarët e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: