Përkujtojmë sot atdhetarin, mësuesin, ish kryetarin e bashkisë Gjirokastër Bajo Topullin (Bajram Fehmi Topulli)

vull

Përkujtojmë sot atdhetarin, mësuesin, ish kryetarin e bashkisë Gjirokastër Bajo Topullin (Bajram Fehmi Topulli) në ditën e ndarjes nga jeta, 24 korrik 1930. Ai lindi në Gjirokastër në vitin 1868. Është vëllai i veprimtarit të çështjes kombëtare kapedan Çerçiz Topullit.
Në rini dërgohet për shkollim në Stamboll në ryzhdije ushtarake (progjimnaz osman) e më pas studioi në idadije (gjimnaz) në profilin shkencor. Gjatë shkollimit u njoh me atdhetarë të ndryshëm shqiptarë si Jani Vreto, Naim Frashëri, Rauf bej Leskoviku e shumë të tjerë që ndikuan në formimin e tij jo vetëm intelektual por edhe si patriot. Fillimi i shekullit të XIX do ta gjente atë në rolin e mësuesit në Manastir e Selanik ku nën ndihmesën e tij të drejtpërdrejtë do të hapej komiteti “Për lirinë e Shqipërisë” si edhe do të ishte antar i “Komisionit të Alfabetit” (përkrahes i alfabetit Latin).
Bajon do ta ndeshim jo vetëm si mësues por edhe në rolin e komitit nën emrin “Garibaldi i Shqipërisë” i cili merr hak duke vrarë Dhespotin e Korçës, Fotin për të larë gjakun e Papa Kristo Negovanit. Çeta e tij u krijua në teqen bektashie të Melçanit dhe do të ndërmerrte një sërë operacionesh në zonën e Korçës deri në ditën e Pavarësisë. Pas Pavarësisë e gjejmë në Turqi nën shërbimin e Ataturkut në disa funksione qeveritare dhe vetëm ne vitin 1925 ai kthehet në Shqipëri ku pas pesë vitesh do të ndërronte jetë në Sarandë.

Next Post

80 VJETORI I HAPJES SË SHKOLLAVE TË PARA SHQIPE NË TETOVË DHE GOSTIVAR (1941-2021)SHKOLLAT SHQIPE NË MAQEDONINË PERËNDIMORE GJATË PERIUDHËS 1941-1944 Mr. Sc. Ismet Jonuzi-Krosi Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore më 1941 mbretëria SKS shkatërrohet.Më 6 prillë 1941 Jugosllavia u pushtua nga Gjermania, Italia,Hungaria dhe Bullgaria. Kosova dhe trevat tjera shqiptare u ndanë në tri zona pushtimi: italiane, gjermane dhe bullgare.Trevat shqiptare të Maqedonisë Perëndimore si Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova dhe Struga sikurse Kosoa dhe trevat tjera shqiptare si Plava, Gucia, Pazari i Ri, Rozhaja, Tuzi dhe Ulqini u gjendën nën sundimin italian. Këto treva iu bashkuan Shqipërisë. Qeveria shqiptare (edhe pse nën ombrellën e italianëve) duke analizuar situatën e mjeruar të popullit shqiptar të këtyre trevave në sferën e arsimit dha një kontribut të veçantë për përmirësimin e kësj gjendje duke hapur shkolla fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe, organizonte kurse për mësimin e gjuhës shqipe, solli tekste shkollore, dërgoi mësues nga Shqipëria që të organizojnë arsimin shqip. Shkollat e para shqipe në këto troje u bënë vatra të vërteta të diturisë, emancipimit dhe atdhetarizmit. Aty populli gjeti ilaçin më të mirë për të shëruar plagët shpirtërore nga e kaluara e hidhur nën sundimin e regjimit serbomadh. Mësuesit shqiptarë me nder, krenari dhe sukses të madh e kryenin misionin e tyre historik-pedagogjik. Ata u lidhën shpirtërisht me popullin, duke qëndruar gjithmonë në nivel të misionit. Periudha e viteve 1941-1944 konsiderohet si periudhë shumë e rëndësishme për popullin shqiptar në Kosovë dhe Maqedoninë Perëndimore. Kjo shënon një etapë të fillimit të arsimit masovik të popullsisë në gjuhën amtare shqipe; sikurse nëpërmjet të rrjetit shkollor, poashtu edhe nëpërmjet të kurseve analfabetike për të rinj dhe të rritur. Duke analizuar materiale arkivi, shtypin shqiptar të kohës si dhe në bazë të kësaj periudhe, shihet qartë se gjatë verës së vitit 1941 bëhen përgatitje intensive për fillimin e vitit shkollor në komunat- (bashkitë) Strugë, Dibër, Kërçovë, Gostivar dhe Tetovë. Kështu p.sh. nga një letër e kryetarit të këshillit për arsim të Gjirokastrës dërguar prefekturës së Dibrës, inspektoratëve për arsim dhe drejtorive të shkollave më datë 12 gusht 1941, bëhet e ditur për masat që merren lidhur me meremetimin e ndërtesave shkollore për fillimin normal të vitit shkollor 1941- 1942. Shkollat e para e para u hapën në muajin nëntor, për të vazhduar pastaj edhe në muajin dhjetor. Ato u hapën jo vetëm nëpër qytete, por edhe nëpër fshatra, e sidomos në fshatrat më të mëdhenj. KURSET E PARA TË SHQIPES Hapjes së shkollave të para dhe zgjerimit të rrjetit shkollore në këto vende i paraprinë hapja e kurseve të gjuhës shqipe ,siç emërtoeshin atëherë nga organet kompetente.Në bazë të disa të dhënave arkivore, bëhet e ditur se kurset e këtilla u hapën qysh në verën e vitit 1941. Në një letër të Pjetër Elezit, anëtar i komisionit të jashtëzakonshëm për shkollat shqipe në Dibër, të cilën ua dërgon drejtorive të kurseve të gjuhës shqipe (më datë 22 gusht 1941) në Dibër, Strugë, Gostivar dhe Tetovë thuhet: “Pas mbylljes së kurseve të gjuhës shqipe, shkollat t'u dorëzohen bashkive (në qendra), komunave të fshatrve ose përgjegjësve (në rrethe). Njëkohësisht ju lutemi që nëpërmjet të ndonjë personi të besueshëm, kohë pas kohe të kujdeseni për ndërtesat shkollore dhe pajisjen e tyre deri në hapjen e rregullt të shkollave. Kurse të gjuhës shqipe kanë qenë të organizuar edhe në Kërçovë, kurse drejtor i tyre ka qenë Qamil Skuçi. Për punën e këtyre kurseve në Kosovë dhe Maqedoninë perëndimore, jepte informata edhe shtypi shqiptar i kohës, e posaçërisht revista pedagigjike “Shkolla Shqiptare”. Në çdo kurs nuk mbeti fëmijë shqiptar pa vajtur, jo vetëm asish që kishin ndjekur shkollën serbe, por edhe asish që nuk kishin pa kurrë derën e shkollës...në ato vajtën edhe të mëdhenj, burra e gra, të rinj e pleq, sa dhe kleri vetë p.sh. në kursin e të rriturve në Tetovë, përveç arsimtarëve të qytetit, kanë marrë pjesë edhe nja 60 nëpunës të ndryshëm të gjykatës, mjekë, inxhinierë etj. Në Maqedoninë perëndimore (ose Dibër të Madhe, siç shkruan revista), kurse të shqipes janë hapur në Dibër, Radostushë, Zhernanicë, Strugë, Vrapçisht, Banjicë e Epërme, Vërtok, Tetovë, Zhelinë, Kërçovë, Zajaz dhe Sërbicë. Në librin e amzës për vitin 1942 që e kemi gjetur në arkivin e shkollës tetëvjeçare të fshatit Serbicë të Kërçovës, shihet qartë se mësuesi i mirënjohur Mahmut Dumani në këtë kurs kishte regjistruar 103 kursistë të rritur, mandej edhe mbi moshën 50 vjeçare. Kjo tregon për një interesim masovik dhe entuziazëm për t'u shkolluar në gjuhën amtare. Pjesëmarrja në këto kurse ka qenë mjaft masovike. Gjatë vitit shkollor 1941/42, në Kosovë kanë marrë pjesë rreth 5000 fëmijë dhe rreth 1300 të rritur. Në Maqedoninë Perëndimore këto kurse i kanë ndjekur rreth 250 fëmijë (nxënës të fillores) dhe mbi 600 kursistë të rritur. Nga lëndët mësimore që mësoheshin në këto kurse, për të rriturit është mësuar gjuha shqipe, shkrimi dhe leximi dhe historia e Shqipërisë; kurse për fëmijët dhe të rinjt, përveç lëndëve që u përmendën është mësuar edhe recitimi, dramatizimi, muzika dhe gjimnastika. Këto kurse luajtën një rol të rëndësishëm në masovizimin e shkrin leximit, përhapjen e dijes dhe zdukjen e analfabetizmit. Përfundimi i kurseve kurorzohej me suksese të mëdha, duke ardhur në shprehje vepra fisnike e mësuesit shqiptar. Mbarimi i kurseve shënohej në mënyrë solemne e festive. Në këto manifestime masovikisht merrte pjesë populli dhe përfaqësues të pushtetit. Ndjekja masovike e këtyre kurseve nga ana e fëmijëve, të rinjëve dhe të rriturve ishte dëshmi konkrete se shqiptarët gjithmonë e kanë dashur shkollën, dijen dhe përparimin. Mirëpo ky vullnet u ndalohej gjithnjë nga pushtetet e huaja, sikurse pushteti osman, po ashtu edhe pushteti serbomadh, ua mohonte shkollën, gjuhën, kombin, kulturën, traditat dhe historinë. Mësuesit shqiptarë të asaj kohe me pedantërinë e mençurinë e tyre, patën sukses që për një kohë të shkurtë të depërtojnë në shpirtin e popullit, duke mbjellur te populli ndjenjën e dashurisë ndaj arsimit dhe idealet kombëtare. ZHVILLIMI I RRJETIT SHKOLLOR Gjatë verës së vitit 1941 u bë përgatitja e nevojshme për fillimin normal me punë të shkollave. U themeluan organe përgjegjëse të arsimit dhe u zgjodhën drejtorë dhe zëvendës drejtor të shkollave, u bë meremetimi i disa ndërtesave shkollore të cilat ishin ndërtuar në kohën e Jugosllavisë mbretërore. Në fillim të nëntorit të vitit 1941 filloi të bëhet regjistrimi i nxënësve të obligueshëm për shkollën filllore. Organet arsimore vazhdimisht e njoftonin Këshillin e Bashkisë së Kërçovës si dhe këshillat komunale nëpër fshatra lidhur me përgatitjet e duhura rreth fillimit të mësimit.Edhe shtypi i kohës jepte informata, artikuj dhe vështrime lidhur me fillimin e punës së këtyre shkollave.p.sh. në gazetën “Kosova” e vitit 1941 gjejmë shumë tituj lidhur me probemet e arsimit në këto troje siç vijojnë: “Drita e arsimit në viset e lirueme”, “Struganët të etshëm për kombësi dhe shkolla shqipe” etj. Kur është fjala për fillimin e vitit të ri shkollor 1941/42 në ish Jugosllavinë mbretërore, popullsia shqipare ishte në një shkallë të lartë të analfabetizmit.Pushteti i atëhershëm mbretëror serb kishte ndërtuar disa objekte shkollore, disa nga këto i kishte pajisur edhe me biblioteka dhe mjete mësimore, mirëpo një kohë të gjatë nuk kishte dërguar mësues. Këtë pushteti e bënte me qëllim që të arsyetohet para faktorëve ndërkombëtarë se ja, ai pushtet është i mirë, u hap shqiptarëve shkolla, por ato nuk e duan shkollën. SHKOLLAT DHE ARSIMI SHQIP NË QARKUN E PREFEKTURËS SË TETOVËS 1941-1944 Në Qarkun e Prefekturës së Tetovës (Tetovë, Gostivar, Kërçovë) në vitin shkollor 1941/42 për herë të parë ia filluan punës shkollat shqipe. Me hapjen e tyre nëpër qendrat kryesore u themelua edhe rrjeti shkollor i këtyre viseve etnike shqiptare. SHKOLLAT DHE ARSIMI SHQIP NË BASHKINË E TETOVËS ME RRETHINË (1941-1944) Tetova në vitin 1941 i kishte 21.000 banorë. Nënprefektura e Tetovës, më herët, kishte pasur mbi 84.000 banorë, por nga shfarosja e shqiptarëve gjatë regjimit të Mbretërisë Jugosllave një pjesë e madhe e popullatës shqiptare mërgoi në vise të huaja, kështu që, në vitin 1941, si territor me 8 komuna dhe 40 fshatra, kishte 62.000 banorë, prej të cilëve 50.000 ishin shqiptarë dhe 12.000 sllavë. Gjatë kohës së Mbretërisë Jugosllave në Tetovë botoheshin dy gazeta serbe “Glas Pologa” dhe “Tetovska novina”. Në qytetin e Tetovës punonin 4 shkolla fillore me 1000 nxënës, prej të cilëve ishin edhe 200 nxënës shqiptarë të cilët i vijonin mësimet në gjuhën serbishte. Punonte edhe gjimnazi, ku mësonin 20 gjimnazistë shqiptarë. Nga i tërë qyteti dhe rrethina e Tetovës shkolloheshin vetëm 5 vajza shqiptare në shkollën qytetëse të Tetovës. Popullata shqiptare ishte 85% analfabete, kurse ajo sllave vetëm 20%. Tetova e kishte edhe shkollën e mesme të bujqësisë. Gjatë vitit shkollor 1941/42 në Qarkun e Prefekturës së Tetovës ia filluan me punë gjithsej 3 shkolla fillore me 30 mësues, në qytetin Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë dhe 26 shkolla fillore në 26 fshatra të Prefekturës së Tetovës me gjithsej 36 mësues. Me hapjen e këtyre shkollave fillore filloi të themelohet edhe rrjeti elementar i shkollave fillore, gjë që ndikoi në përfshirjen e numrit të nxënësve në shkollën fillore shqipe. Për vitin shkollor 1942/43 rrjetit të shkollave fillore në Qarkun e Tetovës për arsye të rritjes së numrit të nxënësve dhe hapjes së klasave e paraleleve të reja i nevojiteshin gjithsej edhe 36 mësues të ri (Tetovës 18, Gostivarit 11 dhe Kërçovës 7). Gjithashtu parashihej që të happen shkolla të reja fillore edhe atë 4 në fshatrat e Tetovës, 11 shkolla në fshatrat e Gostivarit dhe 10 shkolla në fshatrat e Kërçovës, për të cilat nevojiteshin edhe 25 mësues të rinj, përkatësisht për zgjerimin e rrjetit të shkollave fillore edhe për rritjen e klasëve e të paraleleve në shkollat që punuan në vitin shkollor 1941/42 nevojiteshin edhe 61 mësues të rinj, përkatësisht për vitin shkollor 1942/43 duhej të dyfishohej numri i mësuesve. Burimet: 1. Arkivi i Maqedonisë, Fondi “Komuna e Kërçovës”, kl..nr.arkivor 26/1. 2. Revista “Shkolla Shqiptare”, Organ i Ministrisë së Arsimit, Tiranë, 1942, nr.12,fq.3 3. Gazeta “Kosova”, 23.10.1941, fq.5. 4. Vangjel Koça, Tetova, një vend nga qendrat më aktive kundër panturqizmës dhe pansllavizmës, Gazeta “Tomorri”, Tiranë, 1941, E mërkurë. 15 Tetor 1942, faqe 2. ARKIVI SHTETËROR I TIRANËS, VITI 1941. 1942, 1943 DHE 1944. 5. Lista e shkollave fillore që punuan gjatë vitit shkollor 1941/42 dhe e atyre që duhej (pritej) të hapeshin në vitin e ardhshëm shkollor 1942/43 në Qarkun e Inspektorisë së Arsimit në Tetovë, AQSH, FMA-295, viti 1942, dosja 281, fleta 108. ARKIVI SHTETËROR I TIRANËS, VITI 1941. 1942, 1943 DHE 1944. 6. Raporti mbi kuadrin arsimor që shërbeu në vitin shkollor 1941/42 në Prefekturën e Tetovës, nr. 329/1 më 20.04.1942, AQSH, F-295, viti 1942, d. 278, fleta 63. ARKIVI SHTETËROR I TIRANËS, VITI 1941. 1942, 1943 DHE 1944.

SHKOLLAT SHQIPE NË MAQEDONINË PERËNDIMORE GJATË PERIUDHËS 1941-1944 Mr. Sc. Ismet Jonuzi-Krosi Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore më 1941 mbretëria SKS shkatërrohet.Më 6 prillë 1941 Jugosllavia u pushtua nga Gjermania, Italia,Hungaria dhe Bullgaria. Kosova dhe trevat tjera shqiptare u ndanë në tri zona pushtimi: italiane, gjermane dhe bullgare.Trevat […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: