Shpifjeve dhe trillimeve, ndaj figurës së Ahmet Zogut, ju ka dala boja me fakte historike!

vull

Nga Luftar Pepmarku.

Në përgjigje të disa shkrimeve abuzive, të publikuara këto ditë, po shkruaj si më poshtë. – Si mendoni zotëri, se Zogu, shiti copa të truallit shqiptar, nga që nuk kishte bukë të hante, shtëpi ku të strehohej e të banonte, rroba të vishte??? Çudi që akoma i bihet kësaj kambane të çjerrë, të asaj periudhe, kur Shqipërinë e kishin bërë raja të Jugosllavisë, deri në 1948. E pastaj raja të Moskës, deri në 1960. më vonë të Kinës deri në 1978. Jo zotëri, sikur të studiohen arkivat e kancelarive të gjithë botës, nuk mund të gjendet një dokument i nënshkruar nga Zogu si person, si kryeministër, si President, apo si Mbret i shqiptarëve, në dëm të interesave të shqiptarëve e të Shqipërisë! Në këtë Shqipëri që krijoi Evropa, falë luftrave dhe përpjekjeve të shqiptarëve, kërkesave të tyre të vazhdueshme, marrëveshjeve të saj me portën e lartë, është Ahmet Zogu, më vonë Mbret i shqiptarëve Zog I, që krijoi shtet për herë të parë, me kushtetutë e ligje demokratike europiane, me rend e qetësi shembullore, në gjithë hapësirën shqiptare të njohur nga europa e asaj kohe! Në përvjetorët e shpalljes së Pavarësisë, kur të tjerët nuk e përmbanin entusiazmin e kësaj arritje, Zogu porosiste: Festoni e gëzoni por kurrë mos harroni, se gjysma e truallit tonë amëtar e pothuajse gjysma e shqiptarëve, lëngojnë nën sundimin e shteteve të tjera fqinje. Prandaj atyre që me cinizëm kujtojnë padrejtësisht Shën – Naumin e anashkalojnë qëllimisht gjysmën e Shqipërisë të mbetur jashtë kufijëve shtetëror të vendit tonë, Zoti ua ndriçoftë mendjen. Mbase ju duket folklorike, por edhe në folklor përjetësohen ngjarje jetike, ju kujtoj se në fshatrat e Krujës vite më parë këndohej një këngë, në vargjet e së cilës thuhej: “Ky Pashiqi si Lugati, / Piu zeherin nga inati, / Si ma hodhi një djal prej Mati”! Është koha të studiojmë sa më shumë dhe të heqim dorë nga baltosja e kontributorëve të çeshtjes Kombëtare! Tek ballafaqohej me mendime të gabuara përbaltosësish, Prof. Skënder Luarasi ka shkruar: “Bota edhe kur nuk i kanë njerëzit e shquar i nxjerrin nga balta! Ne edhe kur i kemi i mbulojmë me baltë”. Sa keq! Zoti na mbushtë me mend, që edhe nëse dikujt i kemi inat, hakun t’ ja themi! Dikush shton: “Kush e solli Zogun në fron? Me ndihmën e kujt erdhi? – E ndjej të nevojshme të sqaroj si më poshtë; – Mendoj se e solli koha me rrethanat e saj. Problemet e shumta me të cilat ballafaqohej Shqipëria në ato vite. E provuan shumë veta para tij, dikush me ndihmën e turkut, dikush me të Italianit, të tjerë me ndihmën e Serbit e të Grekut, po asnjëri nuk qeverisi në gjithë hapsirën shqiptare, që krijoi Europa! Kur ideologjia komuniste kishte filluar të instalohej në shtetet e Ballkanit, ishte interesimi i vendeve perendimore, që ta kufizonte përhapjen e kësaj mortaje! Ato e ndihmuan Zogun të kthehej në shqipëri. Ata e kushtëzuan Serbinë që mos ta pengonte për t’ u kthyer në atdheun e tij. Kjo thjeshtë se Qeveria e Nolit kishte ardhur në pushtet me metoda bolshevike,e ushtronte pushtetin me metoda komuniste, kishte drejtim dhe orientim komunist. Zogu erdhi pa luftë, përmes tokave shqiptare të mbetura, jashtë kufijve zyrtar tëShqipërisë Londineze. Ai ngriti shtetin shqiptarë me drejtim e orientim europianoperendimor. Ndërtoj një infrastrukturë e cila pothuajse mungonte fare. U hapën një numër i konsiderueshëm shkollash cilësore. U përgatit një inteligjencë, dinjitoze, pothuajse në të gjitha degët e ekonomisë. U sigurua rendi dhe qetësia, për ta patur zili edhe sot. Jo më kot udhëheqsi i Internacionales Komuniste të asaj kohe, Gjergj Dimitrovi, në dhjetorin e vitit 1925 kur Zogu erdhi në Tiranë, midis të tjerash ka thënë: “Hyri Napoleoni në Tiranë u shua edhe një vatër e Lëvizjes Komuniste në Ballkan”! Sot kush do me mësuar të vërtetat e Historisë janë krijuar të gjitha mundësitë. Fatmirësisht ka një literaturë të bollshme.

Next Post

E gjitha për shkak të shikimit të telefonit: Për fat të mirë ai i mbijetoi kësaj

Një gardh mbrojtës kaloi përmes një makine në qytetin amerikan të Menomoni Falls, sepse shoferi po shikonte telefonin në vend të rrugës. Ai është me fat që kaloi vetëm me dëmtime të lehta. Mos shikoni në telefon gjatë ngasjes! Isshtë një mesazh i qartë për policinë në qytetin e Menomoni Falls në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: