Shqiptari i Kosovës që u dobësua deri në 47 kilogram dhe vdiq në burgjet e komunizmit

vull
Zyhdi Liman Çitaku (1931-1989), u arrestua në Kosovë nga UDB-ja dhe u dërgua në një kamp përqendrimi. Mundi të arratisej prej andej. Më 23.12.1960 mbërriti në Durrës me vaporin “Skënderbeun”. Më 6.1.1961 e caktuan llogaritar ferme bujqësore në Berat.
U arrestua më 10.4.1974. U akuzua në bazë të neneve 64 dhe 73/1 të Kodit Penal si “agjent e spiun i UDB-së”. Aktiviteti antijugosllav iu cilësua si “fals”.
U dënua me 25 vjet heqje lirie dhe me konfiskimin e pasurisë. Në letrën e tij të datës 25.3.1987 të shkruar nga Reparti nr.302 Zejmen për kryetarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia, thotë se nuk kishte lindur e nuk ishte armik e nuk do të bëhej kurrë i tillë. Kujtonte se ishte shumë i sëmurë e dobësuar shumë, gjithsej 47 kilogramë. Shpresonte ta lironin, por ata e çuan në Përparim.
“Edhe kur të lirohem, unë se do ku do të shkoj deri sa më ka nda gruaja. Për Ramadan Çitakun nuk di gjë o po ma hap derën se edhe ky s’u interesua për mua, bile s’di asgjë jeton apo jo?”-shkruante midis të tjerash.
Zyhdiu vdiq më 10.8.1989 në Repartin nr.305 Përparim nga tuberkulozi. Në varrin pa emër ju vu vetëm numri 13 në shishe. I njëjti fat si shumë shqiptarë të Kosovës të cilët bënë gabimin e jetës dhe erdhën në Shqipëri.
Next Post

Dy vëllezër nga Mitrovica në kampet dhe burgjet e diktaturës enveriste

Bahri Hysen Dërgutaj, i vitlindjes 1934, nga fshati Bronsiku i Mitrovicës dhe vëllain e tij Dërguti, i vitlindjes 1938, erdhën në Shqipëri në vitin 1956 Regjimi komunist i vendosi në Llakatund të Vlorës. Pak javë më vonë, duke mos duruar kushtet që gjetën tentuan të arratisen në Greqi, por u […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: