Shqiptari i Kosovës që vuajti 15 vjet, 1 muaj, 10 ditë burg në ferrin e regjimit terrorist të Enver Hoxhës

vull
Nazmi Ahmet Berisha, lindur më 20.12.1938 në Batllavë të Llapit në Kosovë, erdhi në Shqipëri në vitin 1960 nëpërmjet lumi Buna, kur ishte vetëm 22 vjeç, për t’i shpëtuar gjenocidit serb, si dhe i ndikuar nga propaganda komuniste që thoshte se në Shqipëri ishin arritur standarde të larta jetese. Pas dy muajsh në Shijak te shtëpia “e kosovarëve” (ku bëhej dajaku i parë ndaj tyre), e çuan në Çermë të Lushnjës (ku bëhej një diskriminim tjetër i specializuar ndaj shqiptarëve të Kosovës).
Nazmiu vuajti dy dënime për arsye politike, në vitet 1962-1972: 10 vjet, 1 muaj, 10 ditë dhe 1975-1980: 5 vjet, 0 muaj, 0 ditë, në repartet nr.321 Burrel, nr.307 Rubik dhe nr.309 Ballsh. Për fat të mirë la kujtimet e tij. Midis të tjerash e tregon kështu ferrin hoxhist, të cilin edhe e ka ilustruar me një skicë:
“Më lidhnin me hekura në karrige dhe kjo e ngujuar në beton. Më rrihnin me grushte. Më binin me tehun e shuplakës së fyt. Dhe kur lodheshin vetë thërrisnin të tjerë që të vazhdonin goditjet kundër meje. Më linin pa gjumë me net të tëra. Më linin pa ujë, pa ushqim, më dërgonin në birucë ku s’mund të lëvizja sepse vinte roja e më rrihte me një teknikë allaturka, më dërgonte prapë në banjën e çimentos ku më lidhte me hekura gjermani”.
(Pjesë e historive të shqiptarëve të Kosovës të cilët vuajtën burgime të gjata nga regjimi i E.H).
Next Post

Gjermania akrediton atasheun e mbrojtjes të Republikës së Kosovës

Nënkolonel Besim Gashi, oficer i Forcës së Sigurisë së Kosovës do të shërbejë për herë të parë si atashe i mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, pasi kjo e fundit ka marrë vendim për njohjen e statusit të plotë të atasheut të mbrojtjes. Njohja e statusit […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: