Si sot, 109 vjet më pare u lind shkencëtarja e parë shqiptare, Sabiha Kasimati.

vull
Lindi në Edërne (Adrianopojë), Turqi, më 15 shtator 1912, në një familje intelektule libohovite. Kur familja e saj u kthye në atdhe, ajo vazhdoi studimet në Liceun Francez të Korçës, duke qënë e para fëmer që mbaron këtë shkollë. Pas përfundimit të studimeve, punon si mësuese në Normalen Fëmërore të Korçës, Shkollën Amerikane të Kavajës, Institutin “Nana Mbretneshë”, si dhe në Liceun e Korçës. Në vitin 1936 i akordohet bursë shtetërore për studime në Itali, në Fakultetin e Shkëncave Biologjike, në Universitetin e Torinos, të cilat i mbaron me rezultate maksimale, në vitin 1940.
Në 18 shkurt 1943, Instituti Mbretëror i Studimeve Shqiptare, vendosi të krijojë pranë tij, një muze të shkëncave, dhe për këtë u ngarkua Sabihaja. Edhe gjatë viteve të para të komunizmit, ajo vazhdon kërkimin shkëncor, në krah të figurave të shquara, si Çabej, Buda, Gjergj Komnino, Gjergj Ashta, etj.
Në oborrin e Ambasadës Sovjetike, në 19 shkurt 1951 ndodhi një shpërthim, të cilin regjimi e konsideroi si akt terrorist, pavarësisht se nuk pati asnjë pasojë. Kjo u përdor si pretekst për arrestimin e 22 intelektualëve, të cilët do të pushkatoheshin brënda pak ditësh, natën e 26-27 shkurtit 1951, mes tyre e vetmja vajzë, Sabiha Kasimati. Puna e saj shkëncore, edhe pse e shpallur “armike e popullit”, do të përvetësohej, dhe do të botohej në vitin 1955, nën emrin e shkencëtarit sovjetik Anatoli Poljakowa dhe dy studiuesve shqiptarë.
Në foto, portreti i Sabihasë si dhe korespodencë e Ernest Koliqit, kryetar i Institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare me Sabiha Kasimatin.
Next Post

Struga Trim Lum kalon me sukses raundin e parë të Kupës

Struga Trim Lum ka kaluar me sukses raundin e parë të Kupës, pasi sot në transfertë mundi ekipin nga Kamenica, Sasa, me rezultatin 2:0. Ekipi i Struga Trim Lum që nga fillimi diktoi tempo, duke mos i lënë shumë hapësira skuadrës vendase, e cila kapituloi në minutën e 36-të, kur […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: