Si sot, 99 vite më parë, lindi Loro Boriçi!

vull
0 0
Read Time:41 Second

Ai ishte një nga futbollistët më të njohur shqiptarë. Lindi në Shkodër, ku me Vllazninë luajti vitet e para për të provuar më pas Serinë A italiane me ekipin e Lacios. Aventura italiane nuk zgjati shumë, pasi pas dy vjetësh kthehet përsëri në “fushën” shqiptare. Suksesi më i madh i tij ka qenë Kupa Ballkanit me kombëtaren e Shqipërisë në 1946. Gjatë 20 viteve të karrierës, Boriçi do të luante për Partizanin, Vllazninë dhe Spartakun e Tiranës. Pas përfundimit të karrierës si futbollist do fillonte atë të trajnerit. Drejtoi kombëtaren e Shqipërisë, Spartakun e Tiranës, Partizanin, Lokomotivën e Durrësit e për disa vite edhe kombëtaren e RP të Kinës. Vendlindja e kujton në stadiumin e saj, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e kujton me këtë foto midis nxënësve të tjerë në kolegjin françeskan, në Shkodër.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Shpallen konkurset për bursa të nxënësve dhe studentëve për 2021-2022

Ministria e Arsimit dhe Shkencës i shpalli konkurset për ndarjen e bursave të nxënësve dhe studentëve për vitin shkollor 2021-2022 dhe bëri të ditur se sivjet janë rritur shumat dhe janë vendosur kategori të reja të bursave. Në çdo konkurs janë theksuar kushtet, kriteret, dokumentet e nevojshme dhe afatet për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: