Si sot, më 12 korrik të vitin 1952 ka ndërruar jetë Hafiz Ibrahim Dalliu.

vull

Ai lindi në Tiranë në vitin 1878. Arsimin fillor e të mesëm e kreu në Tiranë, kurse arsimin e lartë për teologji e kreu në Stamboll. Veprimtarinë e tij e gjejmë në fusha të ndryshme, si teologji, letërsi, arsim dhe kulturë. Por dimensioni atdhetar dhe mbrojtës i të drejtës së mendimit të lirë të individit do të bjerë në sy gjatë gjithë jetës së tij.

Në periudhën e fundit të Abdulhamitit II dhe më pas në periudhën e xhonturqve, Ibrahim Dalliu ka marrë pjesë aktive në përhapjen e gjuhës shqipe. Ka qenë anëtarë i klubit “Bashkimi” që u formua në Tiranë (1908) dhe në po këtë vit ndikoi në hapjen e shkollës së vajzave. Në kongresin e Elbasanit (1909) mori pjesë si delegat i Tiranës. Në shkollën Normale të Elbasanit, Hafiz Ibrahim Dalliun e gjejmë si pjesë të stafit pedagogjik. Do të jetë pjesë e lëvizjeve për pavarësi dhe në vitin 1912 organizoi ceremoninë e Shpalljes së Pavarësisë në Tiranë. Në kongresin e Lushnjës (1920) mori pjesë si delegat i Tiranës. Deri në vitin 1924, Hafiz Ibrahim Dalliu do të jetë aktiv në zhvillimet politike në vend. Më pas do t’u përkushtohet studimeve teologjike. Mbas çlirimit, Ibrahim Dalliu është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, por për shkak të mendimeve që kishte për komunistët do të gjykohet dhe do të hyjë në burg ku u sëmur dhe ndërron jetë më 12 Korrik 1952, në moshën 73 vjeçare.

Në foto: Hafiz Ibrahim Dalliu si dhe një dokument i vitit 1909 ku emri i tij është ndër emrat e delegatëve nga krahina të ndryshme në Kongresin e Elbasanit. Ibrahim Dalliu ishte përfaqësues i Tiranës.

Next Post

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria hapin një kapitull të ri në menaxhimin e përbashkët me Trashëgiminë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit

“Sot në Ohër u dakorduam se po hapim një kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.U dakorduam se përmes menaxhimit të përbashkët me trashëgiminë tonë natyrore dhe kulturore,të cilën e ndajmë me gjithë botën,gjegjësisht duke ndërmarë hapa konkrete për mbrojtje,do të vendosim një shembull edhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: