Si sot, më 2 shtator 1909, filloi punimet Kongresi i Elbasanit, që në histori njihet edhe me emrin Kongresi i Shkollave Shqipe

vull
Në kongres morën pjesë 35 delegatë, përfaqësues të klubeve dhe shoqërive shqiptare, që u përkisnin qyteteve të trevave shqiptare, si Orhan Pojani, Grigor Cilka, Gjergj Qiriazi, Ahmet Dakli, Refit Toptani, Kahraman Vrioni, etj.
Punimet e Kongresit të Elbasanit u drejtuan prej një kryesie e përbërë nga Dervish bej Biçaku, kryetar, Mit’hat Frashëri, nënkryetar, Simon Shuteriqi dhe Josif Haxhimima, sekretar. Punimet e Kongresit të Elbasanit vazhduan deri në datën 8 Shtator.
Në programin e punimeve të kongresit vendin kryesor e zinte njohja zyrtare dhe përhapja e gjuhës shqipe në sistemin arsimor. Në fund të punimeve, Kongresi doli me një rezolutë të përbërë prej 15 pikash dhe të firmosur nga të gjithë delegatët. Një nga aktet më të rëndësishme të kësaj rezolute ishte hapja e një shkolle normale (pedagogjike) në Elbasan, e cila do të përgatiste mësues për shkollat fillore, krijimin e Shoqërisë “Përparimi”, në Korçë, që do të kujdesej për administrimin e Shkollës Normale të Elbasanit, për hapjen e shkollave të tjera shqipe dhe botimin e librave. Ngarkimin me detyrë të klubit të Manastirit që të nxirrte lejen për njohjen zyrtare të gjuhës shqipe në të gjitha shkollat shtetërore.
Në kongres u diskutua edhe për të arritur një bashkërendim të veprimeve të klubeve dhe shoqërive shqiptare, të drejtuara nga klubi i Manastirit që u zgjodh si klub qendror.
Lista e mëposhtme paraqet emrat e delegatëve sipas qyteteve dhe klubeve.
Next Post

Shëndeti i njeriut i rrezikuar nga pijet e gazuara

Dy studime të reja publikuar ditët e fundit, kanë arritur në përfundim se njerëzit të cilët konsumojnë pije të gazuara, rrezikojnë t’i sjellin një shumëllojshmëri problemesh shëndetësore vetes. Problemi me pijet e gazuara dhe sheqerin që ato mbartin, ndryshe nga konsumimi i sheqerit normal është që ai i pijeve të gazuara depozitohet […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: