Si sot ndërroi jetë këngëtarja Fatime Sokoli

vull
Zëri piskatës i Tropojës, Fatime Sokoli, lindi në Dragobi më 18 qershor 1948. Gjatë viteve të saj aktive në skenën folklorike ishte nga këngëtaret më të njohura të vendit. U shqua, veçanërisht, për këngën “Jam një çikë nga Dragobia”.
Gjurmët e saj në festivale, regjistrime dhe kujtesën popullore janë të shumta. Fatkeqësisht, jetën e pati të shkurtër. Ndërroi jetë më 12 gusht 1987, tek vuante nga një sëmundje e pashërueshme.
Përmes këtyre fotografive të Fototekës së AQSH sjellim imazhin e Fatime Sokolit në një çast privat, duke pozuar, bashkë me të tjerë artistë e artiste veshur me kostume popullore, dhe një çast tjetër bashkë me mjekët, nga koha kur kurohej prej sëmundjes që i mori dhe jetën.
Next Post

Drejtori Memedi nxjerr 400 punëtorë të NP "Rrugët e Maqedonisë" për të pastruar autostradat në gjithë vendin

NP “Rrugët e Maqedonisë”, kanë nisur me pastrimin e rrugëve dhe krasitjen e drunjve në autostrada gjë që nuk është bërë 10 vite më parë. Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti u shpreh se gjithë rrugët e shtetit do të marin pamje tjetër dhe nuk do të ketë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: