Si sot ndërroi jetë veprimtari i Rilindjes Kombëtare dhe Mësuesi i Popullit Petro Nini Luarasi.

vull
Petro N. Luarasi lindi në Luaras të Kolonjës më 1865. Mësimet e para në gjuhën shqipe i mori kur ishte nxënës në shkollën e Qestoratit nga mësuesi Koto Hoxhi. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe më
1892-1893 shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës dhe të Vakëfeve.
Ishte mësues dhe drejtor i Mësonjtores Shqipe të Korçës (1893) dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911). Mërgoi në Amerikë dhe u bë nismëtar i shoqërive patriotike “Malli i Mëmëdheut” dhe “Pellazgu”. Ishte delegat në Kongresin e Dytë të Manastirit.
Bashkëpunoi në organet “Bashkimi i Kombit” (Manastir), në “Drita” (Sofje), në “Kombi” (Boston), në “Iliria” (Selanik). Në veprën “Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shqiptarit” (Manastir, 1911) mbrojti të drejtat e popullit shqiotar për kulturë kombëtare, duke e quajtur dijen dhe kulturën “shpirtin e mëmëdheut”. Për shkak të veprimtarisë patriotike, arsimore, shoqërore dhe propaganduese, u përndoq nga Xhonturqit dhe Patriarkana e Stambollit. Vdiq i helmuar në Ersekë më 17 gusht 1911.
Next Post

Qeveria do të mbaj mbledhjen e rregullt të 99-të

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot 17.8.2021 ( e martë), me fillim në ora 12:30, do ta mbaj mbledhjen e 99-të të rregullt me më shumë pika nga programi  i saj për punë dhe nga interesi i qytetarëve. Në mbledhje do të shqyrtohen konkluzat dhe rekomandimet nga mbledhja […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: