Simnica, fshati ku lindi Xhemë Hasë Gostivari

vull

Por, Simnica haset në historiografi që në mesjetë dhe atë me emrin /SIBNICA E EPËRME DHE SIBNICA E POSHTME/, ndërsa sot e ka të vetmin emër SIMNICË. Simnica e Epërme në defterët e Perandorisë osmane në vitin 1444 ka pasur 5 familje, më 1467/68 ka pasur 16 familje dhe 2 të pamartuar, në vitin 1519 ka pasur 56 familje dhe 1 të pamartuar, në vitet 1528/29 ka pasur 56 familje, 6 të pamartuar dhe 6 vejusha, në vitet 1544/45 ka pasur 35 familje dhe 3 të pamartuar si dhe në vitet 1568/69 ka pasur 21 familje dhe 14 të pamartuar, ndërsa Simnica e Poshtme në vitin 1444 ka pasur 4 familje, më 1467/68 ka pasur 9 familje dhe 1 të pamartuar, më 1519 ka pasur 45 familje dhe 1 vejushë, më 1528/29 ka pasur 28 familje dhe 3 të pamartuar, më 1544/45 ka pasur 32 familje dhe 2 të pamartuar si dhe në vitet 1568/69 ka pasur 20 familje dhe 18 të pamartuar. Është karakteristike se komponenti i këtij toponimi ka të bëjë me antroponim emër mashkulli SIMON

 

 

Prof. Ismet Jonuzi-Krosi

Botuar më: 2002

“NGA KISHA ILIRE DERI TE XHEMË SIMNICA-GOSTIVARI”

Simnica i takon Komunës së Banjicës, rruga që të shpie për në këtë fshat të malësisë është larg nga qyteti i Gostivarit afro 15 km. Udhëtimi zgjat një çerek orë me taksi. Gjatë udhëtimit për në shpatet e malësisë ku fotoaparat, unë dhe gazetarja Imrane Bakiu e TVM-3, e cila është e pasionuar ndaj resurseve njerëzore, natyrore e atyre kombëtare të trevave tona shqiptare në Maqedoni, pra thuajse në çdo të dytin lak të rrugës gjarpërore fotografonim bukuritë e natyrës mahnitëse të maleve të Ahishteit.

Fshati ka specifikat e saj si në rrafshin e infrastrukturës dhe atë të së kaluarës së largët që është evidente ngase kanunet, doket dhe zakonet ruhen me xhelozi. Në hyrje të fshatit piktoresk në anën e majtë gjendet shkolla periferike me oborr të rrethuar dhe për karshi e ka Zyrën e Vendit, ndërsa shtrirja karakteristike që fshati ndahet në tri pjesë ku përroi i jep freskinë e përhershme. Shtëpitë e ndërtuara njëra pranë tjetrës janë të kthyera me pamje nga lindja dhe disa nga jugu. Fshati Simnicë shtrihet në brezin e fshatrave më të larta të Malit Ahishte në rajonin e Gostivarit. Numëron 60 shtëpi dhe mbi 740 banorë.

Por, Simnica haset në historiografi që në mesjetë dhe atë me emrin /SIBNICA E EPËRME DHE SIBNICA E POSHTME/, ndërsa sot e ka të vetmin emër SIMNICË. Simnica e Epërme në defterët e Perandorisë osmane në vitin 1444 ka pasur 5 familje, më 1467/68 ka pasur 16 familje dhe 2 të pamartuar, në vitin 1519 ka pasur 56 familje dhe 1 të pamartuar, në vitet 1528/29 ka pasur 56 familje, 6 të pamartuar dhe 6 vejusha, në vitet 1544/45 ka pasur 35 familje dhe 3 të pamartuar si dhe në vitet 1568/69 ka pasur 21 familje dhe 14 të pamartuar, ndërsa Simnica e Poshtme në vitin 1444 ka pasur 4 familje, më 1467/68 ka pasur 9 familje dhe 1 të pamartuar, më 1519 ka pasur 45 familje dhe 1 vejushë, më 1528/29 ka pasur 28 familje dhe 3 të pamartuar, më 1544/45 ka pasur 32 familje dhe 2 të pamartuar si dhe në vitet 1568/69 ka pasur 20 familje dhe 18 të pamartuar. Është karakteristike se komponenti i këtij toponimi ka të bëjë me antroponim emër mashkulli SIMON.

Prof. Ismet Jonuzi-Krosi 

Prof. Ismet Jonuzi-Krosi

Shtrirjen e konfiguracionit që vërtet është pozitë mahnitëse, ngase nga tri anët e saj është e rrethuar me kurorë malesh dhe fshati është vendosur në një pozitë gjeostrategjike. Ky fshat është tipik me elemente të traditës shqiptare. Simnica ndahet në tri mëhallë; ajo e Kodrës, mëhalla e Çulajve dhe mëhalla e Poshtme. Në Simnicë ende frymon jeta tradicionale që mund ta cilësosh të kaluarën dhe të tashmen që njëra tjetrës me xhelozi i jep apo i merr nga folklori ku dasmat kanë jehonë me ritet karakteristike shqiptare që rrallë kund mund ende t’i hasësh aktive në përjashtim të malësisë. Është për t’u përmendur se festa pagane e Shën Gjergjit këtu sot e kësaj dite manifestohet thuajse me të gjitha ritet e që është karakteristike se edhe shumë banorë të fshatrave për rreth vijnë në ditët e luleve, dhe ditën e Shën Gjergjit nëpër lëndinat e kullotat e këtij fshati ku vend takimin e kanë tek restoranti “Lulja e malësisë” i këtij fshati i cili shtrihet në krye të fshatit në jugperëndim ku ka vizitorë të shpeshtë nga të gjitha viset tona të Maqedonisë e më gjerë.
Në këtë fshat ende dasmat janë preokupim që çdo malësor me nder dhe xhelozi flet për doket, zakonet e dasmave që janë gjurmë se këtu jehojnë curlet, tupanët, dajret, këngët e burrë-sobave që dëshmon se kanunet jetojnë sot e kësaj dite.

Xhamia është rindërtuar herët sa që nuk kanë të dhëna të sakta, ku detyrën e imamit e ushtron hoxha nga Simnica Kujtim Beluri. Ky fshat ka dy palë varreza që siç shprehen malësorët se ato janë në qendër të fshatit dhe atë Vorret e Epërme ku dikur ka qenë kisha e të parëve siç u thonë se “janë të llatinëve e të parët i kanë thënë Kishë Ilire” dhe Vorret e Poshtme ku sot gjendet xhamia më shumë njerëz ka nëpër varreza se sa fshati sot që dëshmon për lashtësinë. Edhe këtë fshat dukuri e kurbetit e rëndon pa masë ngase përqendrimi i mërgimtarëve është në Itali, Zvicër, Gjermani e gjetiu. Si në gjithë Malësinë e Ahishtes edhe në këtë fshat ka mbi 90% që jetojnë nga ndihmat sociale.

Banorët e Simnicës njihen edhe si punëtorë të mirë ngase në ish-Jugosllavi kanë punuar si korexhinjë, burektor e të ngjashme, po ashtu siç kuptojmë nga pronari i restorantit “Lulja e Malësisë” Tefik Fetahu i cili me përkujdesjen më të madh na gostiti ashtu siç e kanë zakon malësorët e këtyre anëve, se ka traditë nga të parët respektivisht nga gjyshi i tij Miftar Fetahu i cili më 1915 ka filluar me punë në Rumani ku atë botë kanë qenë edhe Maliq Karaja, Luman Lumani e shumë të tjerë që nënkuptojmë se kanë traditë të bujshme ëmbëltorësh e të ngjashme.

Rinia e cila është e paktë në këtë fshat, edhe pse pjesa dërmuese pa përgatitje shkollore kuptohet se nuk janë të punësuar apo vetëm simbolikisht janë në administratën shtetërore. Por, duhet theksuar se nga ky fshat pas Fillimit të Ri në Maqedoni ende nuk ka asnjë të punësuar në policinë rezerve e në atë të rregullt. Sektori privat i ekonomisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme aspak i zhvilluar ngase ka dy kafene një çajtore dhe një shitore të rëndomtë. Sa i përket bashkëpunimit të bashkësisë vendore me atë të Komunës së Simnicës thonë: ”Bashkëpunimi është në nivel. Por, nëse e trajtojmë në aspekte të tjera mund të themi se komuna fshatin tonë e ka lënë pas dore, që do të thotë se nuk ka marrë asnjë iniciativë që të na përmirësojë kushtet në fshat”.

Një ndër problemet më me peshë është rruga, edhe pse para do vitesh është shtruar me asfalt deri në hyrje, por mbetet që të shtrohet edhe pjesa tjetër që lidh rrugën kryesore nëpër fshat edhe pse siç thonë ditë më parë kanë shtruar 100 kamionë rërë ku Komuna e Banjicës ka ofruar mbi 5 mijë euro. Simnica është fshat malor që kryekëput merren me blegtori dhe simbolikisht me bujqësi. Prej Gostivari deri në fshatin tonë ka gati 15 kilometra.” Edhe pse ky fshat është i njohur nga e kaluara e afërt si një ndër fshatrat që janë marrë me blegtori, por sot siç thotë shoqëruesi ynë i riu simnicas Avni Abdullahu se:” Aktualisht kemi tre familje që merren me blegtori dhe ekzistenca e tyre kryekëput varet nga blegtoria e ato janë Hatem Huseini, Halim Miftari dhe Emin Mehmeti.

Sot për sot ka mbi 1300 kokë delesh, dy tri viteve të fundit prodhimet e veta blegtorët tanë i kanë plasuar në treg me të ardhura relativisht mirë.” Në këtë fshat përpos blegtorisë sikur të ardhurat tjera kanë vetëm karakter simbolik. Bjeshkët që janë të pasura me kullota që nga ato siç shprehet malësori 55 vjeçar Samet Baftiari se:” Kemi bjeshkë dhe kullota që nuk është e mjaftueshme për banorët tanë. Por, secila shtëpi ka nga një apo dy lopë. Në arat tona të pakta kultivohen në mënyrë simbolike misri, patatja, gruri nuk kultivohet aspak, por këto tre katër vitet e fundit ngase arat i shfrytëzojmë për livadhe. Më parë ka pasur edhe bletar por kohëve të fundit edhe kjo ka tendenca rënieje.

Fshati ynë më së shumti ka gështenja dhe thana ndërsa pemëtaria tek ne kultivohen nëpër shtëpie që kanë të mbjellë nëpër oborre dhe atë vetëm simbolikisht.” Një mori faktesh dëshmojnë se jeta në këtë fshat të malësisë është e rëndë, por kjo nuk do të thotë se atje nuk ka jetë. Edhe pse kanë ambulancë shëndetësie ku mjeku është maqedonas dhe dy motra medicinale ata thonë se për rast nevoje u dalin në ndihmë këtyre malësorëve bujarë.

Xhemë Hasë Gostivari 

Xhemë Hasë Gostivari

Arat e këtij fshati thuajse janë simbolike ku më së shumti përdoren për kullota. Por, siç shprehen simnicasit se në këtë fshat, me shumë peripeci jetohet, por thonë se kjo është vendlindja e tyre dhe nuk e ndërrojnë me asnjë çmim nuk do ta lëshonin fshatin. Migrimi si proces ka rënie ngase për shkaqe objektive dikur preokupim kryesor ka qenë rruga që i lidh me civilizimin, por gëzon fakti se mërgimtarët deri më sot brenda këtyre 5 viteve janë duke ndërtuar shtëpi që numri është mbi 20 dhe atë të stileve bashkëkohore, pra, nga ky këndvështrim konstatojmë se malësorët kanë shpresë se do të bëhet më mirë siç thonë se me ardhjen e pluralizmit u përmirësua sadopak gjendja. Zhgënjimi se e lëshojnë fshatin është temë më vete për arsye të natyrës objektive, por nënëlokja Hamdije Huseini 58 vjeçare shprehet se:”shkojnë se nuk duan të jetojnë në fshat, por biro, gabojnë rëndë, është gabim i madh i rinisë që e lëshojnë Simnicën”. Të shpërngulurit nga Simnica më të përqendruar janë në qytetin e Gostivarit siç shprehet Izahir Emro 72 vjeçar, i cili është nga ky fshat por jeton në Gostivar se në Simnicë vijnë ngase e ka vendlindje edhe pse në qytetin e Gostivarit sot për sot jetojnë afër 390 familje.
Këtu bujqit thuajse shumë pak kultivojnë rendimente si: grurin, patatet, domatet, thekrën, elbin e kështu me radhë ngase u mungojnë kushtet themelore. Atari i tokës së këtij fshati kufizohet me Cerovën, Shushicën, Setkovën, Gjonovicën e Poshtme dhe me Mitrokistën.

INFRASTRUKTURA

Me vetëkontribut është zgjidhur deri diku çështja e ujit për pije që siç kuptojmë se kanë investuar nga dy deri tre mijë euro çdo shtëpi për ujin e pijshëm. Sanimi i rrjetit aktual duhet që një ditë e më parë të rregullohet. Mbi 90% të Simnicës janë me lidhje telefonike. Kanë probleme serioze më rrymën elektrike ngase kanë një trafostacion i cili nuk i përmbush kërkesat dhe nevojat e simnicasve. Ndriçimi publik i këtij fshati është i rregulluar me vetëkontribut e që do të sanohet.

Rrugicat e fshatit edhe pse të pakta janë të shtruara me gurë e kalldrëme e që mirëmbahen nga banorët, që nënkuptohet se duhet punuar në këtë rrafsh. Kullota dhe pyje të pasura me drunj nga ahu është pasuria e tyre e vetme. Por, bujqit dhe blegtorët e këtij fshati kanë probleme të përhershëm me plasmanin e produkteve të pakta që i kanë.
Ky fshat është lënë jashtë lidhjes me jetën urbane që vetë banorët thonë se: ”kemi mbetur fshat i lënë pas dore apo thjesht sikur nuk ekzistojmë fare” por, edhe për këtë dukuri e cila i preokupon seriozisht ata thonë se lidhja me Gostivarin ndoshta një ditë do të rregullohet, udhëtimi i nxënësve, për plasmanin e produkteve bujqësore, blegtorisë nëpër ditët e tregjeve e kështu me radhë.
Por, për të gjitha këto anomali serioze ata kanë shpresë se një ditë ndoshta do të bëhen realitet objektiv. Mbeturinat edhe në këtë fshat janë çështje e pazgjidhur ngase mbeturinat në terren japin pamje të mjerueshme ku në radhë të parë ndotet ambienti, natyra dhe që është dukuri që duhet ndaluar edhe përroi i cili gjendet në mes të këtij fshati malor e që i ndanë në dy pjesë është në gjendje të keqe.

SHKOLLIMI

Shkolla fillore territoriale që graviton në atë të Gostivarit “Mosha Pijade” mësimin e ndjekin mbi 80 nxënës dhe 10 arsimtarë ku mësimin e vijojnë deri në klasë të tetë. Kushtet për procesin edukativo-arsimor thuajse janë në gjendje relative. Objekti është njëkatësh. Po ashtu shkollimi i mesëm edhe pse për kohën që jetojmë është bërë si shkollim i domosdoshëm që rezulton me vijimin masiv të shkollimit, ndërsa në këtë fshat ka tendenca për mos vijim që rezulton se kanë 5 apo 6 nxënës që vazhdojnë shkollimin e mesëm në Gostivar. Por, gëzon fakti se kanë 5 student në Universitetin e Tetovës.

MBURRJA E SIMNICASVE ME XHEMË HASËN

Nga ky fshat kanë dhënë njerëz që sot janë mburrje e tyre si; Adem Xhiku i cili në vitet 1780 ka qenë halë në sy për sunduesit osman në këtë malësi, Hasan Kodra-Xhike për të cilin edhe sot këndohet këngë nga rapsodi për trimërinë e Hasan Simnicës, Xhemë Hasa-Simnica 1907-1945 komandant legjendar në krye të Ballit Kombëtar në Luftën e Dytë Botërore, që mbarë kombi e njeh si Xhemë Gostivari që për fat e ka edhe varrin në varrezat e Simnicës ku ka edhe pllakën përkujtimore ku me pietet e nderojnë dhe rapsodi ynë këtij trimi i këndon me respekt, mr. Enver Zenku, i cili në kohën kur ishte Kryetar i Komunës së Gostivarit këtij fshati i ka ndihmuar sa që simnicasit i janë mirënjohës, mr.Meli Zenku-piktor, profesori i gjuhës latine Sabri Simnica ligjërues në UT e shumë të tjerë.

Mësimin këta malësor e duan pamasë saqë me mall i përkujtojnë mësimdhënësit e tyre që siç rrëfejnë se ata kanë ndihmuar që ne të ecim përpara në jetë. Arsimtari i parë në këtë fshat ka qenë mësuesi Shefki nga Sërbica e Kërçovës, mësuesit; Rahimi dhe Fasliu nga Llakavica e nobelistit Ferid Muratit, mësuesi Muharrem nga Dobërdolli dhe arsimtari i nderuar nga Simnica, Zabit Lumani sot pensionist e shumë të tjerë.

Para se të ndaheshim nga ky fshat malësie na falënderuan me një mesazh për opinion dhe atë:” falënderojmë shumë gazetën “FAKTI” që është përkujdesur për ne”. Habit fakti gase deri më sot asnjë mjet informimi qofshin ato të shkruara apo elektronike nuk na kanë vizituar këtë fshat. Hallet e malësorëve bujarë me siguri se do t’i kuptojë opinioni i gjerë dhe sado pak do t’u ndihmohet në të gjitha segmentet e jetës.

Gazetës “FAKTI” i falënderohen në emër të të gjithë banorëve të fshatit Simnicë, dhe do ishte mirë që edhe tek ne së paku një herë në javë të na e sjellin këtë gazetë të vetme në gjuhën shqipe ngase jemi lënë pas dore edhe nga informimi edhe nga politikanët që vijnë e na vizitojnë vetëm gjatë kampanjave parazgjedhore na premtojnë gjithçka dhe në fund mbetemi në mëshirën e Zotit e të gjendemi ashtu siç dimë dhe mundemi.”

 

Next Post

“Roli i Presidentit Udrow Uilson, personaliteti që shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi”

Pas Luftës së Parë Botërore Shqipërisë i kanosej rreziku i copëtimit të tokave të saja dhe zhdukje si shtet nga harta gjeografike. Shqipëria e kishte njohur një rrezik të tillë dy herë më parë: së pari në Kongresin e Berlinit (13 qershor – 13 Korrik 1878) që kishte shkëputur pjesë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: