Ta përkujtojmë 1 vjetorin e humbjes së madhe të Haxhi NEVZAT FERA ( 09-06-1946/30-09-2018)

vull

Çdo datë në historinë e lavdishme të  kombit tonë shqiptarë, është e shënjuar me gjak, çdo datë e kombit tonë ka sjell në jetë një humanist, një dëshmor, një veprimtar të cilët janë përpjekur që idealin kombëtarë si një amanet të përbashkët ta dërgojnë në vend edhe atë bashkimin e trojeve shqiptare nën një shtet të vetëm me emrin e shenjtë të saj Shqipëri.


Në këtë datë është një vjetori i humbjes (30 shtator 2019) së madhe të një njeriu i cili ka merita të mëdha për shkak se kontribuoi për çështjen shqiptare dhe atë fetare Haxhi Nevzat Fera i lindur me 9 qershor të vitit 1946 në fshatin Bllac të Shkupit.

Si çdo shqiptarë që atëherë përndiqej nga pushteti për shkak të veprimtarisë ilegale i ndjeri Haxhi Nevzat Fera u detyrua të largohej nga Shkupi në vitet e 80-ta për të emigruar në shtetin e Zvicrës ku u vendos së bashku me familjen.

Menjëherë pas vendosjes në shtetin helvetik Haxhi Nevzat Fera  ishte aktiv në fondin  Vendlindja Thërret  (3 përqind), ndihmoi arsimin e Kosovës dhe ishte anëtar i kryesisë së shoqatës Nënë  Tereza.

Kontribut të veçantë ka dhënë në themelimin e Universitetit të Tetovës, edhe atë nga Zvicra ku si anëtar i kryesisë së degës së Partisë për Prosperitet Demokratik me në krye Nevzat Halilin.

Sa i përket aspektit fetar ai ishte edhe kontribuues i madh pasi është një ndër themeluesit dhe investitor i disa xhamive në Zvicër dhe njëkohësisht edhe në Shkup, për të cilën pak kush e ka ditur se ka qen Haxhi Nevzat Fera donator.

Nuk kishte si të mungoj ndihma e këtij atdhetari të madh në luftën për çlirimin e shqiptarëve të Maqedonisë në vitin 2001 ku pa kompromis ndihmoi Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.

Ai humbi edhe më të dashurit e tij në luftën e shenjt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  me çka u  nda nga kjo jetë dëshmorët Nexhmi dhe Shefket Fera.

Haxhi Nevzat Fera ishte i dashur për të gjitha gjeneratat, një njeri pa komplekse, i ndershëm. La pas gruan me 3 djem dhe 2 vajza, 5 nipa dhe 5 mbesa të cilët me shumë krenari mund të themi se vazhduan të punojnë dhe të edukohen në shumë lëmi të jetës dhe tani ata sot janë mjetë të sukseshëm, avokat, profesor etj.

Të qoft i lehtë dheu haxhi Nevzat Fera. Ngushëllimi familjes Fera nga Shkupi dhe Kaçaniku.

Shpirti i  dëshmorëve rënkon nën dhe  për mos përmbushje të amanetit të shenjtë : Bashkimin e trojeve shqiptare nën një shtet

 

 

Next Post

Elmi Reçica i PDK kërkon përkrahjen edhe para tetovarëve

Një nga kandidatët për deputet nga rradhët e PDK-së së Kosovës, Elmi Reçica sot ka prezantuar programin e tij elektoral edhe para qytetarëve të Tetovës duke bashkëbiseduar kështu për nga afër me ato dhe duke kërkuar përkrahjen në këto zgjedhje shumë të rëndësishme për Republikën e Kosovës. Duke e ditur […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: