‘Taksistët francezë dhunuan me grushta Avni Rustemin pasi vrau Esat Toptanin’

vull

E përditshmja MAPO sjell sot një dosier të veçantë, që flet për vrasjen e Esat Pashë Toptanit nga Avni Rustemi. Dosieri është marrë nga libri i shkëlqyer i Ilir Ikonomit për Esat Pashë Toptanin.

Në këtë dosier tregohen me detaje momentet e fundit të jetës së Esat Pashë Toptanit.

“Me të dalë Esati nga porta kryesore, Avniu i kishte ardhur nga prapa dhe e kishte qëlluar nga një farë distance me një revolver Smith & Ëesson, që mbante me vete. Plumbi, sa trashësia e gishtit, kishte depërtuar nën qafë, pranë shtyllës kurrizore dhe, kur trupi ishte duke u rrotulluar e po rrëzohej dhe viktima kishte ngritur krahët për t’u mbrojtur, Avniu e kishte qëlluar përsëri, kësaj here përballë, në anën e majtë të kraharorit, pothuajse në lartësinë e sqetullës. Esati kishte bërë disa hapa, kishte rënë në gjunjë dhe ishte rrëzuar buzë trotuarit. Ndërkohë që vrasësi e kishte lëshuar revolverin në tokë dhe po përpiqej të ikte, dy portierë e kishin mbërthyer për gryke dhe shoferët e taksive, që ishin ndodhur aty pranë, i kishin gjuajtur me grushta në fytyrë. Ishte dashur ardhja e një polici që ata ta lëshonin. Avniu nuk kishte bërë asnjë rezistencë, por fytyra i ishte ënjtur dhe gjakosur nga goditjet,” shkruhet në libër.

Më tej jepen detaje për gjyqin ndaj Avni Rustemit. Ai u mbrojt nga një avokat i shkëlqyer, Anatole de Monzie, që u bë disa herë ministër në Francë. Ai mbrojti tezën se nuk ishte krim politik, por një krim pasioni.

“Ishte krim pasioni sepse nuk ka gjë më të shenjtë sesa dashuria për atdheun”, tha ai.

Next Post

Fiset gjermane me prejardhje Ilire

Fiset e ashtuquajtura gjermanike, të cilat formuan kombet e Evropës Perëndimore dhe Veriore emigruan nga Lindja drejt Perëndimit. Si pikënisje këto fise patën territoret e Detit të Zi, Ilirisë dhe Trojës. Fiset kryesore, të cilat formuan kombin francez, anglez, gjerman, skandinav, janë frankët, teutonët, gotët, anglo-saksët, normanët, langobardët etj. Të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: