TRAGJEDIA E FSHATIT DËBËRC

vull

Në vitin 1915 në fillim të nëntorit, ushtria serbe bënte evakuimin e saj nga Maqedonia Perendimore, dhe kudo që kalonte linte pas vete gërmadha të fshatrave të djegur dhe njerëz të masakruar. Këso djegiesh e vrasjes ka bërë në shumë qytete të këtij rajoni i cili është i banuar kryesisht nga popullata shqiptare.

Në vjeshtën e vitit 1915 ushtria serbe duke shkuar prej Tetove për në Shkup, në vendin e quajtur “KLISUR”- ndërmjet fshatit Zhelinë dhe fshatit Grupçin, kishin ndjekur gjoja një hajn dhe ky paska shty me armë ku e vret një ushtar dhe ikë në fshatin Dëbërcë, ushtria i bëni në gjurmë dhe hynë në fshat.

Pasi arrin aty, e thirrin kryetarin e fshatit ta pyesin se mos dinte gjë për personin që kishte vrarë ushtarin.
Ky edhe pse e dinte kush është vrasësi, nuk tregoi ngaqë kishte menduar se s’do të ndodhë gjë, por ndodhi ndryshe. Atë ditë kishte qëlluar edhe festa e ( Bajramit ), të gjithë meshkujt kishin ndodhur në xhami, kështu që kryetarit të fshatit i urdhëruan që ti tubojë të gjithë dhe i lidhën me brezat e tyre, dhe duarlidhur i dërguan në Klisurë për ti pushkatuar.

Këtu ashtu të lidhur i pushkatuan dhe pas kësaj çdo kufomë e shponin me bajonet që asnjë të mos mbetet i gjallë.

Pasi ushtria kreu këtë akt mizor, vazhdoi rrugën për në Shkup. Ndër kufomat, dy fshatarë kishin mbetur të gjallë, njëri i plagosur rëndë kurse tjetrin plumbi nuk e kishte marrë fare, vetëm bajoneta e kishte lënduar pak. I lënduari lehtë, Shefit Zeqiri kur pa që ushtria ishte larguar, atëherë shkoi në fshat dhe tregoi se të gjithë burrat janë pushkatuar, atëhere fshatin e kaploi vaji. I plagosuri i dytë kishte qenë kryetari i fshatit Abdurrahman Xheladini. Ky edhe pse i plagosur rëndë ia doli të shkojë në fshatin Zhelinë, dhe u kishte rrëfyer për vrasjen e gjithë burrave të fshatit. Pasi këta dëgjuan, shkuan në vendin e ngjarjes dhe i varrosën kufomat, ngaqë fshati Dëbërcë kishte mbetur pa burra.

 këtë vend është vrarë një person nga fshati Leshnicë e Epërme e emri i të cilit nuk dihet. Po ashtu vritet edhe i vetmi fëmijë i nënë Rabijes e cila kishte ardhur nga Leskovci. Në mesin e të vrarëve ka pasur burra pleq dhe fëmijë të moshës së vjetër.

Emrat e Dëshmorëve

Next Post

Bexheti: Lëvizja Ilirida, synon federalizmin e Maqedonisë

Federalizmi gjenezën e ka që nga viti 1992, vullneti i popullit u shpreh në referendumin e mbajtur nga PPD-ja. Republika e Iliridës akoma është çështje e hapur në OKB, Senatin e ShBA-ve dhe në Bruksel. Prandaj ne thirremi në këto fakte akoma ekzistuese, dhe do e ngremë përsëri çështjen e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: