U vra pabesisht në një pritë , Mustafa Gjinishi, vrasje e urdhëruar nga Enver Hoxha dhe Miladin Popoviçi

vull
23 gusht 1944
U vra pabesisht në një pritë në Qafën e Qinokut të Peshkopisë, Mustafa Gjinishi, vrasje e urdhëruar nga Enver Hoxha dhe Miladin Popoviçi dhe e realizuar nga Liri Gega dhe Hysni Kapo. Enver Hoxha e pranon këtë vrasje politike, e cila, sipas tij, duhej bërë (shih: Plenumi i Beratit). Fillimisht e mbajtën të fshehtë vrasjen e tij dhe e varrosën atje ku e vranë, mandej, kur Shtabi Britanik njoftoi vrasjen e Gjinishit, Enver Hoxha e shpalli hero të vrarë nga gjermanët në Frontin e Peshkopisë dhe eshtrat e tij zhvarrosën nga Qinoku dhe u varrosën me nderime në varrezat e Peshkopisë. Më pas, eshtrat e tij sërish u zhvarrosën natën dhe u hodhën në një përrua, ndërkohë që Enver Hoxha e shpalli armik e tradhtar, bashkëpunëtor me britanikët!
Next Post

Ja kush është kandidati i ASH edhe Alternativës për Komunën e Bogovinës

Në Kuvendin e Degës së Bogovinës i cili u mbajt dje, ASH dhe Alternativa me shumicë votash zgjodhën kandidat të ri për Kryetar Komune, z. Sadik Sulejmani. Kryetari i deritanishëm z. Albon Xhemaili, e uroj kandidatin e ri dhe i dëshiroj sukses në kampanjë duke premtuar mbështetjen e tij. Aleanca […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: