HISTORIA E FALSIFIKUAR E KALASË SË OHRIT

3 min read
Kalaja e Ohrit ka një histori të lashtë, e cila shkon deri në shekullin IV p.e.s.
Sipas disa historianëve sllavë dhe pseudohistorianëve shqiptarë, kjo kala supozohet të jetë ndërtuar nga mbreti Filipi II i Maqedonisë, ndërsa është rindërtuar disa herë në periudha të ndryshme dhe nga sundues të ndryshëm të këtij qyteti.
Gjatë periudhës që mendohet se është ndërtuar për herë të parë kjo kala, qyteti i Ohrit (Lihnida) ka qenë kryeqendër e mbretit Ilir, Bardhylit (rreth 449 p.e.s – rreth 356 p.e.s).
Qyteti i Ohrit (i njohur në lashtësi me emrin Lihnida), ka qenë qendër e fisit Ilir të Enkelejve dhe kryeqendër e mbretit të parë ilir, Bardhylit.
Pamja që ka sot kjo kala i takon periudhës Osmane, kur edhe është rindërtuar, zgjeruar dhe përforcuar, me pamjen që kjo kala e ka edhe sot.
Në periudha të ndryshme, sidomos gjatë Mesjetës, ky qytet është sunduar kryesisht nga dinastia e fuqishme shqiptare e Gropajve.
Mbreti Samuil (i njohur si mbet bullgar, nga disa edhe si maqedonas), asnjëherë nuk e ka pasur këtë qytet si kryeqendër të tij për ta fituar kjo kala emrin sipas tij. Samuili dhe mbretëria jetëshkurtë, e njohur sipas emrit të tij, për kryeqytet e kanë pasur Prespën, përkatësisht një fortesë në afërsi të këtij qyteti, jo kalanë e Ohrit.
Sipas disa burimeve, Samuili asnjëherë nuk ka depërtuar me ushtrinë e tij deri në Ohër, nuk ka zhvilluar asnjë betejë për këtë qytet dhe nuk e ka sunduar atë asnjëherë, meqë ka sunduar më pak se gjysmë shekulli në këto hapësira dhe qëllimi kryesor i tij ka qenë dobësimi i Perandorisë Romake Lindore (e njohur më vonë si Perandoria Bizantine).
Teza se Kalaja e Ohrit i takon periudhës së mbretit Samuil është një falsifikim dhe rrenë e stisur shumë vonë, fillimisht nga historiografia bullgare dhe më vonë edhe nga ajo maqedonase (gjatë regjimit komunist, nën ndikimin e historiografisë serbe, për kundërshtimin e tezës bullgare).
Mbreti Samuil nuk ka qenë bullgar, as maqedonas, sepse mbi prejardhjen e tij shkenca ende nuk e ka dhënë përgjigjen përfundimtare, duke i lënë të hapura 4 teza për prejardhjen e tij: persiane, armene, egjiptase, ndërsa teza më e pabesueshme mbetet se mbreti Samoil ka qenë me prejardhje bullgare.
Mes tjerash, vlen të përmendet edhe rasti i të ashtuquajturit arkeolog maqedonas, Pasko Kuzman, njëri nga ideatorët e projektit “Shkupi 2014”, i cili ka vuajtur dënim me burg për shkak të kontrabandës me arktefakte, i cili e ka falsifikuar në mënyrën perfide të ashtuquajturën “Maska e artë e Trebenishtit”, kinse e gjetur në afërsi të kalasë së Ohrit, (e shek. IV-V p.e.s., origjinali i së cilës ndodhet në Muzeun e Beogradit), dhe ia ka “shitur” opinionit të brendshëm dhe të jashtëm si gjetje arkeologjike me rëndësi historike!