Slot Thailand
Slot Thailand
Toto Macau
Slot88
Slot Ovo
Slot Ovo
Anti Rungkad
Depo Slot
Slot Jp
Slot Zeus
Mpo Slot
Hoti: Raporti i Kurtit për takimin në Bruksel ishte i mjerueshëm dhe dëshmi e paaftësisë së tij - Koha News
Hoti: Raporti i Kurtit për takimin në Bruksel ishte i mjerueshëm dhe dëshmi e paaftësisë së tij 1

Në një postim në faqen e tij në Facebook, Hoti thekson se Kurti ka shkelur edhe një herë obligimin për të raportuar në Kuvend për ecurinë e dialogut.

“Raportimi i sotëm në media për dialogun e kryeministrit ishte pikëllues dhe dëshmi e paaftësisë së tij për të udhëhequr këtë proces. Raportimi për dialogun duhet të bëhet në Kuvendin e Kosovës, ashtu siç kërkohet me Rezolutën e Kuvendit, ku thuhet “Kryeministri raporton në Kuvend para dhe pas çdo takimi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi”. Kujtojmë se për dy vite dialog, vetëm një informacion i është dhënë Kuvendit nga kryeministri në një seancë të kërkuar nga opozita”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, Kurti e ka degraduar dialogun dhe i ka shkaktuar dëme të mëdha vendit.

– Nga “Dialog për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve” në “Dialog për menaxhimin e krizave”. Duhet thënë se krizat janë provokuar nga Serbia, por janë menaxhuar keq dhe pa koordinim me aleatët nga Qeveria e Kosovës. Kosova për herë të parë është e vetme në dialogun me Serbinë. Fatkeqësisht, duket se Qeveria e Kosovës sot nuk ka aleat të ngushtë për konsultime paraprake, siç ka ndodhur gjithmonë në proceset negociuese të Kosovës me Serbinë, ka shkruar Hoti.

Kurti në konferencën e sotme për media tha se shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borel, dhe ndërmjetësi në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, janë sinkronizuar dhe në koordinim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në takimin në Bruksel më 14 shtator.

By vull