Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

HRMV TRANSPORT SHA-SHKUP: Është konstatuar vjedhja e kabllos së motorit tërheqës të lokmotivës me numër serik 642

1 min read

Më datë 03.10.2022, në rrethin e HRMV Transport SHA-Shkup, në Sektorin për mirëmbajtje të automjeteve tërheqëse, u konstatua vjedhja e kabllos së motorit tërheqës të lokmotivës me numër serik 642, dhe pjesët dhe kabllot e manipuluesit. Për shkak të vjedhjes së pjesëve dhe dëmtimeve shtesë, kjo lokomotivë  nuk është më në gjendje funksionale,  gjë që i ka shkaktuar dëme të mëdha kompanisë, duke pasur parasysh numrin e vogël të mjeteve lëvizëse që disponon.

 

Vjedhja është denoncuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe gjendja aktuale është konstatuar nga Departamenti i Teknikave Kriminale, i cili ka nisur një procedurë hetimore.

 

Pasi që vjedhja është kryer në rrethin e HRMV Transport SHA-Shkup, supozohet se kjo vjedhje nuk paraqet gjë tjetër veçse sabotim të punës së kompanisë.