Ibrahimi: Jemi të hapur që të mbështesmi kandidat për komuna edhe nëse nuk janë të anëtarësuar në VLEN

Një nga drejtuesit e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, në intervistë për Ora24.tv tha se si VLEN kanë ujdi që të mbështesin kandidat për zgjedhjet lokale edhe ata që vijnë nga sektori civil, akademik, kulturor, pra vetëm nëse janë të pranueshëm e dëshirueshëm për mas janë të gatshëm t’i mbështesin.
“Ne si VLEN kemi rënë në ujdi që jemi të hapur për këto zgjedhje lokale të mbështesmi kandidat që vijnë edhe nga jashtë VLEN-it, nga shoqëria civile, bota akademike, sportistë, pra kushdo qoftë që ka profil të duhur është i pranueshëm dhe i dobishëm për masën ne jemi në gjendje t’ia ofrojmë mbështetjen e plotë për të fituar”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi: Deputetët e ASH-së janë të VLEN-it, nuk e kanë asnjë obligim ta ndjekin Taravari
Dr. Zeqirija Ibrahimi nga VLEN në një intervistë për Ora24.Tv ka folur për mundësinë që deputetët e ASH-së të ngelin në VLEN.
Ibrahimi nuk ka dhënë informacione në lidhje me këtë temë, por ka bërë me dije se ata nuk janë të obliguar që ta ndjekin zotin Taravari, pasi që ata janë bërë deputet me votën anti-BDI.
“ Nuk mund të jap informacione të këtilla, sepse ato janë gjëra që duhet ti diskutoni me ato deputet ose me eksponent të Aleancës për shqiptarët. Unë e di që ka zhgënjim të madh te anëtarësia e Aleancës për shqiptarët, te funksionarët e Aleancës për shqiptarët të cilët nuk janë dakord që të shkojnë me Bashkimin Demokratik për Integrim në zgjedhje lokale. Se a do të ketë deputet që do të distancohen nga ky qëndrim i zotit Taravari kjo pritet të kuptohet ditëve në vijim. Por, ajo që mund ta themi, që do të kisha dashur ta përcjell është që t`u them deputetëve, por edhe funksionarëve të partisë, aktivistëve të tjerë se nuk e kanë asnjë detyrim që ta ndjekin zotin Taravari në këtë që e bënë ai. D.m.th. ata janë deputet të votuesve të VLEN-it dhe nuk janë deputet të BDI-së, andaj nuk kanë pse të përfundojnë në BDI. Nuk është tradhti sic dëshiron dikush ta interpretoje se poqese ata rrinë në VLEN, ata realisht i mbeten besnik votuesit të VLEN-it i cili i ka votuar për politikat anti-BDI ”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.