Ibrahimi me kryenegociatorin Murtezani: BE-ja është e ardhmja jonë

Kryetari i Alternativës dhe përfaqësues i koalicionit VLEN, Zeqirja Ibrahimi, mori pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, në ambientet e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup. I shoqëruar nga ministri për çështje evropiane dhe kryenegociatori Orhan Murtezani, Ibrahimi e cilësoi këtë ditë si simbol të unitetit të popujve dhe zhvillimit pa kufij mes shteteve.
Ai theksoi se gjatë muajve të fundit të qeverisjes VLEN, Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë hapa konkretë në kuadër të Agjendës Reformuese, duke u bërë vendi i parë në rajon që ka përfituar këstin e parë të ndihmës nga Bashkimi Evropian.
“Integrimi në BE është synimi ynë strategjik dhe për ta arritur këtë nevojitet mbështetje e sinqertë, si ajo e ambasadorit të BE-së në Shkup, Shkëlqesisë së Tij, Mihail Rokas, të cilin e falënderoj për ftesën dhe mikpritjen,” u shpreh Ibrahimi.