Ibrahimi: Politikanët janë argatë të qytetarëve, kërkoni shërbime nga gjithë funksionarët e VLEN-it

Një nga drejtuesit e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, në intervistë për Ora24.tv tha se politikanët janë argatë të qytetarëve dhe se VLEN si përfaqësues të shqiptarëve në pushtet derën e ka hapur për të kryer shërbime qytetarëve të këtij vendi.
“U bëj thirrje të gjithve që ta kuptojnë që politika është servis ndaj qytetarëve dhe jo neve politikanëve. Ne jemi shërbëtorë e argat të qytetarëve andaj duhet t’i detyrohemi atyre. Çdo qytetarë e ka të drejtën e tij t’i drejtohet çdo funksionari tanë që të marr shërbimin e tij. Ngjarjet me Taravarin neve nuk na kanë lëkundur asgjë, ne duke pasur pushtetin qëndror dhe atë lokal që do ta fitojmë qytetarët i presin ditë të mira”, tha Ibrahimi.
Ai shtoi tutje se ndjen kënaqësi që është pjesë e kësaj përbërje qeveritare që po bëjnë punë të mëdha që po lënë gjurmë gjithandej me projekte të rëndësishme e të dobishme për qytetarët.
“Jam shumë i lumtur që ne jemi në këtë kohë pjesë e qeverisjes që po lëjmë gjurmë. Fjala bie siç është kufiri i Bllacës, shumë shpejt po zgjidhim edhe kufirin në Tabanocë që mërgimtarë nuk do të presin më gjatë. Dëshiroj që çdo qytetarë ta kuptojë se ne jemi në shrëbim të tyre, jam i gatshëm të pranojë çdo kritikë që vjen për punën tonë”, përfundoi Ibrahimi.