Ilço Gjorgjioski: E kemi analizuar Vardarin, ekipi gati edhe për 120 minuta

E kemi analizuar Vardarin tha trajneri Ilço Gjorgjioski në Konferencën për shtyp në prag të finales së Kupës që në program është nesër. Struga Trim Lum është përgatitur mirë si taktikisht, psiqikisht dhe fizikisht, ashtu që ekipi është gati edhe për 120 minuta lojë…

Trajneri Ilço Gjorgjioski në Konferencën e sotme për shtyp para gazetarëve të shumtë, hasi në shumë pyetje, të cilave i njëjti iu përgjigj pa shumë rezerva.

Një ndër ata pyetje më provokative, ishte ajo për të zgjedhur një numër nga 1 deri në 100, për dëshirën e tij për ta fituar ish klubin e tij Vardarin, ndërsa nuk munguan edhe pyetje serioze, që kanë të bëjnë me kundërshtarin, por edhe me vetë ndeshjen, nëse i njëjti ka përgatitur ekipin edhe për 120 minuta lojë.

“E kemi analizuar Vardarin, mirëpo gjithsesi se nuk mund ti them këtu, nëse kanë gjëra të mira, apo të këqija, ajo mbetet mes nesh, mirëpo mund të them se Vardari ka bërë një ekip konkurrues, duke lidhur disa fitore me rradhë dhe në këtë aspekt neve maksimalisht e respektojmë Vardarin. Megjithatë edhe neve kemi llogaritë tona, e dimë se çfarë duam dhe e dimë se si duhet ta bëjmë atë që të arrijmë deri te suksesi.”

“Unë e kam përgatitur ekipin deri në momentin që arbitri nuk fërshëllen për fundin e ndeshjes. A do të jetë kjo 90 minuta, apo edhe 120 minuta, ajo do të varet edhe nga situata në fushën e blertë. Gjithsesi neve përgatisim taktika për çdo situatë të mundshme. Kuptohet do donim ta mbarronim ndeshjen me sukses brenda atyre 90 minutave, mirëpo jemi të gatshëm edhe për 120 minuta lojë, ekipi fizikisht është shumë mirë i përgatitur, është i përgatitur pra edhe për 120 minuta, nëse ka nevojë, mirëpo realisht dua që ndeshjen ta mbyllim me rezultat pozitiv brenda atyre 90 minutave. Jemi të përgatitur edhe taktikisht, fizikisht gjithashtu, në anën psiqike besoj se jemi të përgatitur edhe më shumë, do na elektrizojë edhe atmosfera në stadium, vetë stadiumi,  kushtet që i ofron arena, mendoj se do të ndjekim një finale cilësore, që shpresoj ti ngrit lartë edhe kriteriumet për futbollin e Maqedonisë në nivel klubesh”.  

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights