Një histori e vërtet, nga e cila lindi një këngë. Një histori solidariteti brenda familjes, të cilën këngëtari i mirënjohur Isak Karaxha e kthej në një projekt muzikor.
Këngëtari që këndon prej vitesh, e që ka një mori projektesh të sukseshme, këtë herë vjen me këngën me titull “Të falëminderit motër”.
Siç kuptojmë, kënga trajton historinë e vërtet të motres së këngëtarit, që dhuroj veshkën për vëllain e saj.
Kataxha, kësaj ngjarje bamirësie, dashurie e solidariteti të ndodhur brenda familjes së tij, i dha shpirtë përmes tingujve dhe zërit të tij. Ai, e ka kënduar çdo varg me emocione të pa përshkruara.
Teksti i këngës me titull “Të falëminderit motër” është shkruar nga Xhemajl Berisha, muzika nga Astrit Halimi, ndërkaq videoklipi nga Studio e Folklorit burimor në Zvicër.
Ju ftojmë ta dëgjoni “Të falëminderit motër” nga Isak Karaxha…