Ish-kryebashkiaku i Pogradecit dënohet me shërbim prove

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri, me 2 vite shërbim prove për shpërdorim detyre. Po ashtu, atij i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.

 

Bashkë me Kaprin, u dënuan edhe dy zyrtarë të tjerë, Besmira Niko dhe Besjan Muço, me 8 muaj burg secili, dënim që u konvertua në shërbim prove për 1 vit e 4 muaj. Edhe atyre iu hoq e drejta për të mbajtur poste publike për 5 vite.

 

Sipas hetimeve të SPAK, Kapri dhe zyrtarët e bashkisë kanë lejuar ndërtimin e një pallati 14-katësh në kundërshtim me ligjin, në favor të vëllait të tij, Gëzim Kapri.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights