Ish-udhëheqësi i Hamasit, Khaled Meshaal, u bëri thirrje myslimanëve në mbarë botën që të dalin në rrugë dhe sheshe nesër për të protestuar në mbështetje të palestinezëve dhe u bëri thirrje vendeve fqinje që t’i bashkohen luftës kundër Izraelit.

Në një deklaratë të regjistruar dërguar Reuters, Meshaal dëgjohet duke thënë: “Ne duhet të dalim në sheshet dhe rrugët e botës arabe dhe islame të premten”. Meshal aktualisht ndodhet në Katar dhe drejton zyrën e Hamasit për diasporën.

Në një deklaratë, ai u tha muslimanëve se njerëzit dhe zyrtarët qeveritarë në Egjipt, Siri, Liban dhe Jordani kanë përgjegjësinë për të mbështetur palestinezët, pasi shumica dërrmuese e refugjatëve palestinezë e quajnë Jordaninë dhe Libanin shtëpi.

“Fiset e Jordanit, bijtë e Jordanit, vëllezërit dhe motrat e Jordanit. Ky është momenti i së vërtetës dhe kufijtë janë afër jush, të gjithë e dini përgjegjësinë tuaj”, tha ai.

By vull