Ish-“mbreti i kriptomonedhës”, një nga të arratisurit më të kërkuar në botë, është arrestuar në Mal të Zi.
1 min read
Policia malazeze ka arrestuar një person të dyshuar si një nga të arratisurit më të kërkuar në botë, shtetasin e Koresë së Jugut Do Kwon, njoftoi në Twitter ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Adzic .
Ish-“mbreti i kriptomonedhave”, i cili qëndron pas humbjeve prej mbi 40 miliardë dollarësh, u ndalua në aeroportin e Podgoricës me dokumente të falsifikuara dhe Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Singapori janë në kërkim të tij, shtoi ministri.
Kwon u akuzua në vendin e tij për mashtrim dhe shkelje të ligjeve të tregut të kapitalit.