Istog, ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë kufirin Kosovë–Serbi

Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale Perëndimore e misionit të KFOR-it kanë zhvilluar patrullime përgjatë vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në veri të komunës së Istogut.

Në një njoftim për media, KFOR-i ka bërë të ditur se këto patrullime janë pjesë e përditshme e angazhimeve të tyre për garantimin e sigurisë në këtë zonë.

“Prania në këtë zonë është shumë e rëndësishme për të kontribuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit,” thuhet në deklaratën e KFOR-it.

Misioni i udhëhequr nga NATO ka përsëritur përkushtimin ndaj mandatit të tij – të sigurojë një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes në mënyrë të paanshme dhe në çdo kohë.

Gjithashtu, KFOR-i ka nënvizuar se të gjitha veprimet ndërmerren në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), sipas rolit dhe përgjegjësive të secilit në strukturën e reagimit ndaj sigurisë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights