Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me raportimet e sotme pas mesazheve të pranuara në adresat elektronike me kërcënimin e gjoja të vendosur eksploziv në 120 shkolla në Shkup dhe është konstatuar se këto janë raporte të rreme.
“Menjëherë pas marrjes së kallëzimeve janë ndërmarrë masat dhe veprimet përkatëse nga punonjësit e policisë, janë kryer kontrollet e nevojshme nga ekipet antiterroriste dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thonë nga atje.