Koha News

Ke Çfarë Lexon!

Janë përgatitur draft-versionet e ligjeve të reja për arsimin e mesëm, për arsimin dhe trajnimin profesional dhe për arsimin e të rriturve, janë integruar të gjitha vërejtjet konstruktive nga diskutimet publike

2 min read

Tre zgjidhje të reja ligjore do të stimulojnë progresin e arsimit të mesëm, të arsimit dhe trajnimit profesional, si dhe të arsimit të të rriturve. Draft-versionet janë përgatitur ne mes më shumë diskutimeve të organizuara gjatë periudhës me palët e interesuara dhe në to janë integruar të gjitha vërejtjet konstruktive. Dy nga ligjet tashmë janë publikuar në sistemin RNEV, ku qytetarët kanë dhënë sugjerimet dhe propozimet e tyre që të avancohet përmbajtja para dërgesës në Kuvend. Së shpejti edhe Ligji për Arsimin e Mesëm do të shpallet në sistemin qeveritar.

 

Ligjet e reja për arsimin e mesëm dhe arsimin dhe trajnimin profesional duhet të sigurojnë më shumë të drejta dhe mundësi për nxënësit, mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesional dhe bashkësitë e biznesit. Me të njejtit parashikohet avancimi i trajnimit praktik dhe koncepti i arsimit dual, i cili ka rol të madh në lidhjen e sistemit arsimor me tregun e punës, ndërsa fokusi është vendosur edhe në ngritjen e nivelit të gjithëpërfshirjes në arsimin formal dhe joformal.

 

Ligji i ri për Arsimin e të Rriturve sërish do ta forcojë sistemin e vlefshmërisë së mësimit joformal, me të cilin do të mundësojë marrjen e kualifikimeve të personave më të moshuar me nivel të ulët të arsimit, të cilët kanë kualifikime minimale ose nuk kanë kualifikime, me çka tregu i punës do të hapet edhe për ato dhe do të mund të vijnë deri te angazhimi i përshtatshëm i punës.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit në procesin e krijimit të zgjidhjeve ligjore – publikut, Qendrën Shtetërore të Provimeve, Byronë për Zhvillimin e Arsimit, Qendrën për Arsim dhe Trajnimin Profesional, shkollat ​​e mesme, partnerët ndërkombëtarë, Delegacionin e BE-së, UNDP,-në USAID-in, OSBE-në, Helvetas dhe Odat e Tregtisë dhe inkurajon të gjithë të tjerët që në ditët në vijim të kontribuojnë në përvetësimin e versioneve më të mira.

 

Verified by MonsterInsights