
Kryeministri britanik Boris Johnson e quajti sot presidentin rus Vladimir Putin një kriminel lufte dhe i bëri thirrje OKB-së që të dënojë pushtimin rus në Ukrainë. Komentet e tij në Parlament shkaktuan duartrokitje nga ambasadori aktual i Ukrainës.
Shumë deputetë ishin veshur blu dhe të verdhë.
“Ajo që ne kemi parë tashmë nga regjimi i Vladimir Putin, në përdorimin e municioneve që ata tashmë kanë hedhur ndaj civilëve të pafajshëm, për mendimin tim kualifikohet plotësisht si një krim lufte,” tha Johnson.
Ministrat britanikë paralajmërojnë se Putini, miqtë dhe komandantët e tij mund të përballen me ndjekjen penale para Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë, e cila tashmë ka nisur një hetim për pushtimin.
Përpara votimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Johnson shtoi: “Ne i bëjmë thirrje çdo kombi që të bashkohet me ne për të dënuar Rusinë dhe për t’i bërë thirrje Putinit të kthejë tanket e tij”.
Johnson paralajmëroi për sanksione shtesë nëse ofensiva vazhdon, duke i bërë jehonë sloganit të ri me tre fjalë: “Putini duhet të bjerë”.
– Me heroizmin e popullit të Ukrainës… dhe unitetin e Perëndimit, nuk kam dyshim se ai do të bjerë dhe ne do të jemi në gjendje ta mbrojmë Ukrainën.