Me rritjen e pagës mesatare në Maqedoni është rritur edhe shuma minimale për K-15, e cila këtë vit do të jetë së paku 14.000 denarë.
Ky numër fitohet kur merren parasysh pagat e fundit mesatare mujore të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave dhe kur prej tyre llogaritet e drejta për pushim vjetor prej të paktën 40 për qind.
Pagesa e K-15 apo pagesa e pushimit ligjërisht duhet të fillojë nga 1 korriku i këtij viti në të gjitha kompanitë dhe institucionet në vend, pse nuk ka asnjë kompani që lirohet nga pagesa e pagave për pushime për punëtorët.
Me ardhjen e fundit të vitit kalendarik, është afati deri në të cilin të gjitha kompanitë duhet t’i paguajnë punëtorëve të tyre K-15 po ngushtohet.