Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Ka filluar raundi i katërt i negociatave ruso-ukrainase

1 min read

Sot në mëngjes ka nisur raundi i katërt i bisedimeve ndërmjet delegacionit ukrainas dhe atij rus, i cili do të mbahet sot për herë të parë përmes video-lidhjes, ka shkruar në Twitter njëri nga negociatorët ukrainas dhe këshilltari i presidentit Zelensky – Mikhail Podoljak.

Ai theksoi se në këtë raund negociatash, Ukraina do të kërkojë paqen, armëpushimin, tërheqjen e trupave dhe garancitë e sigurisë.

“Rundi i katërt i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë të hënën do të fokusohet në një armëpushim, tërheqjen e trupave dhe garancitë e sigurisë për Ukrainën,” tha një nga negociatorët ukrainas, Mikhail Podoljak.

Pozicioni i Ukrainës mbetet i pandryshuar në këmbënguljen për një armëpushim përpara se të zhvillohen bisedimet për marrëdhëniet e ardhshme, tha ai në një postim në mediat sociale dhe videon shoqëruese.

 

“Negociatat. raundi i 4-të. Për paqe, armëpushim, tërheqje të menjëhershme të trupave dhe garanci sigurie. “Një diskutim i vështirë,” shkroi Podoljak, duke shtuar se ai besonte se Rusia ishte “ende nën keqkuptimin se dhuna 19-ditore kundër qyteteve paqësore ukrainase është strategjia e duhur.”