Home Vendi “Ka ndodhur njohja de facto”- Kurti: Arritëm pajtim publik

“Ka ndodhur njohja de facto”- Kurti: Arritëm pajtim publik

0

Albin Kurti, pas bisedimeve që zgjatën mbi 12 orë në Ohër, tha se ishte arritur pajtim publik, por pala serbe nuk pranoi sërish të nënshkruante.

“Kemi arritur pajtim publik për një aneks që do të udhëzojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër njësoj si në takimin e fundit po i ikën nënshkrimit të marrëveshjes, tash edhe me aneks. I takon BE që ta gjejë mekanizmat që ta bëjnë këtë ligjërisht, ndërkombëtarisht të aplikueshme. Sa për aneksin e zbatimit ai do të publikohet në faqen e BE dhe aty dot a lexoni e kuptoni edhe çka ka edhe çfarë s’ka”.

“Marrëveshja bazë është njohje e ndërsjellë de facto. Natyrisht që ka dhe gjëra të tjera”, tha mes të tjerash Kurti. /tvklan.al

Previous articleAli Ahmeti: Inkurajoj palët të vazhdojnë këtë rrugë të mbarë me besueshmëri të plotë në faktorin ndërkombëtar deri në vendosjen e nënshkrimit në marrëveshjen finale në Bruksel
Next articleNJË DITË PAS MARRËVESHJES SË OHRIT PËR NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE MES KOSOVËS DHE SERBISË*