Ka filluar takimi i punës mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të partisë politike Alternativa, Afrim Gashi, formati 1 + 1 (Dimitar Kovacevski nga LSDM dhe Bekim Saliu nga Alternativa).
Në këtë dhe në takimet që do të vijojnë do të diskutohen propozimet për pjesëmarrje të Alternativës në Qeveri dhe rolet dhe përgjegjësitë që duhet të marrin subjektet politike për të dhënë rezultate tek qytetarët.
Kryeministri Zaev para takimit nuk ka dashur të deklarohet për pritjet apo propozimet për Alternativën. Gashi thotë se ky është takimi i parë ku pret të dëgjojë konceptet e LSDM-së për të dalë nga kriza energjetike dhe shëndetësore, por edhe se si të mos humbasë shansi historik për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor. Lideri i Alternativës nuk ka dashur të komentojë për njoftimet për ndryshim të pozitës së kryeministrit dhe nëse Kovaçevski, i cili është kandidat për pasardhës të Zaevit në LSDM, është i pranueshëm për ta si kryeministër i ri. Sipas Gashit, kjo ka qenë çështje e brendshme e LSDM-së dhe negociatat për hyrjen në Qeveri janë ndërmjet partive dhe për koncepte. Gashi nuk ka dashur të zbulojë se cilat departamente dhe pozita ministrore po kërkon Alternativa.