Kaja Kallas do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë për të inkurajuar dialogun

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka konfirmuar se gjatë muajit të ardhshëm do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë për të përcjellë mesazhin se palët duhet të angazhohen në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Kjo do të jetë vizita e saj e parë në dy vendet ku funksioni i saj kërkon angazhim aktiv për të zhbllokuar procesin e dialogut, i cili ka stagnuar që nga koha kur paraardhësi i Kallasit udhëhoqi këtë proces.

Në një konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të jashtëm të 27 shteteve anëtare të BE-së, Kallas konfirmoi se është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon, duke pranuar se rrethanat aktuale nuk janë të favorshme. Ajo theksoi rëndësinë e avancimit të procesit të zgjerimit, duke deklaruar se “Brukseli ka nevojë për histori suksesi.” Kallas gjithashtu theksoi se çdo pjesëmarrje në ngjarje si paradat e 9 majit në Moskë nuk do të mirëpritet nga BE.

Gjatë takimit ministror, shefat e diplomacive të vendeve anëtare shprehën shqetësim për gjendjen e paqëndrueshme në rajon, veçanërisht në Bosnjë e Hercegovinë, dhe diskutuan mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik. Megjithatë, nuk ka pasur pajtim mes vendeve anëtare për sanksionimin e Dodikut ose për heqjen e masave ndaj Kosovës.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights