Pas bllokadës dhjetëditore, mëngjesin e sotëm është hapur vendkalimi në Bërnjak, ka konfirmuar për mediat serbe zëvendëskomandanti i policisë së Kosovës për rajonin verior, Veton Elshani.

Ai shtoi se vendkalimi në Jarinje është ende i mbyllur.

Autoritetet e Kosovës mbyllën vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak pas konfliktit në Banjska më 24 shtator, ku u vranë tre serbë dhe një pjesëtar i policisë së Kosovës.

By vull