Kallëzim penal për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe pastrimin e parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra e ndëshkueshme, privohen nga liria 11 persona

Advertisement
Advertisement
Më 10.03.2025 është kryer një aksion policor nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkërendim me PTHP për NKOK, me ç’rast në bazë të urdhërave të siguruar nga Gjykata Themelore Penale janë kryer bastisje në disa lokalitete në territorin e Shkupit, Manastirit dhe Kërçovës, tek personat juridikë dhe fizikë, lidhur me veprat e kryera penale të ndërlidhura me furnizimet e dyshimta të derivateve. Në kuadër të aksionit janë privuar nga liria 11 persona, një person është i paaritshëm për organet e përndjekjes dhe një është në paraburgim.
Deri më tani, nga bastisjet e kryera janë gjetur dhe sekuestruar dokumentacion, pesë aparate telefonike celularë, rreth 1500 copë municion të kalibrit të ndryshëm, dy pistoleta dhe tre automjete pasagjerësh.
Nga ana e MPB-së në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar është parashtruar kallëzimi penal për „keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar“ dhe „pastrimi i parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra e ndëshkueshme“ kundër 13 personave fizik dhe një personi juridik, gjegjësisht: V.K. (55) nga Manastiri, А.M. (44) nga Shkupi, N.S. (61) nga Komuna Mavrovë dhe Rostushë, Е.P. (52) nga Shkupi, М.N. (60) nga Shkupi, B.М. (51) nga Shkupi, R.R. (48) nga komuna e Zhelinës, D.S.J. (43) nga Kumanova, D.S. (66) nga Shkupi, D.S. (43) nga Velesi, R.K. (38) nga Shkupi, Е.S. (43) nga Kërçova dhe А.Ј. (40) nga f.Pllasnicë dhe një person juridik nga Shkupi.
Advertisement
MPB sipas udhëzimeve të prokurorit publik kompetent do të vazhdojë me ndërmarrjen e aktiviteteve dhe veprimeve të mëtutjeshme policore në mënyrë që të sigurohen prova të tjera që kanë të bëjnë edhe me vepra të tjera penale.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights