• Relevo spanjolle raporton se futbollisti argjentinas Papu Gomez është suspenduar për 2 vite pasi ka rezultuar pozitiv për doping disa muaj më parë. Gomez u bë i famshëm me festat në Atalanta, me të cilën luajti edhe në Champions League, e më pas shkoi te Sevilla për shkak të një konflikti të madh me trajnerin Gasperini.
  • Gomez ka luajtur për herë të fundit për Monzën në Serie A. Ai dyshohet se ka pirë shurup për kollën e fëmijëve. Në dhjetor 2022, Gomez u bë kampion bote me Argjentinën në Kupën e Botës në Katar. Ai është 35 vjeç, ka luajtur 2 ndeshje për Monza këtë sezon dhe me siguri do t’i japë fund karrierës.

By vull