Fjalimi i plotë i kandidatit për kryetar dege të BDI-së, Tetovë, Muhamet Ameti:
Te nderuar anëtarë dhe aktivistë të BDI-së,
Jemi në prag të përmbylljes së fushatës për zgjedhje të brendëshme partiake.
Gjithë këto muaj patët mundësinë nga afër të shikoni Programin e punës së kandidatëve dhe pas vlerësimit tuaj me 19 qershor keni mundësinë të përkrahni politikën e cila ju mendoni se e meriton të udhëheq me Degën e Tetovës vitet e ardhëshme.
Kjo fushatë nuk ishte e zakonshme, jo vetëm për shkak të arsyes së aplikimit të modelit një anëtar një votë, por mbi të gjitha për shkak të parimeve dhe politikave të cilat u shpalosën.
Këtë periudhë punova shumë me anëtarët dhe palët e interesuara për të shpalosur Programin e punës time, shtylla bazë e së cilës ishte komunikimin solid në organet partiake, të qenurit i hapur për anëtarët, angazhimin e kuadrove të reja, inkuadrimin e veteranëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-s.
Sot, me përgjegjësi të plotë, Ju drejtohem dhe kërkoj votën tuaj me të vetmin qëllim që ta rikthejmë bastionin më të fuqishëm të BDI-së në vendin e merituar!
Zotohem se politikat e mia do të bazohen në meritokraci, transparencë, drejtësi dhe vlera.
Premtoj se kurrë nuk do të mungoj mbështetja dhe zëri Juaj do të dëgjohet, askush nuk do të mbetet i anashkaluar, se do të punojmë për rindërtim dhe realizim të premtimeve dhe fjalët do të kthehen në vepra!
Ju thërras me votën tuaj të hapni rrugë drejtë një barazie të plotë në Degën e Tetovës!
Ju thërras mos të humbni mundësinë e madhe për të sjellë ndryshimin që është i patjetërsueshëm!
Siç thotë Kryetari, “Ma jepni shpatën, të shihni se si i vë në funksion krahët”, unë kërkoj nga Ju të mos qëndroni duarkryq, por me votën tuaj t’i jepni mundësi ndryshimit që Tetova e meriton.
Ne nuk jemi vetëm për vete, por jemi për Juve!
Në fund, i detyrohem një mirënjohje Kryetarit, Ali Ahmeti, garanaca e vetme e jona në këtë proces zgjedhorë, njëkohësisht e falemenderoj për mundësinë që më dha të jem pjesë e kësaj gare.
Faleminderit dhe të gjithë atyre që këtë periudhe më përkrahën mua dhe me atë vërtetuan se duan ndryshimin!
Bashkë jemi shumë më të fortë!
Me respekt,
Muhamet Ameti

By vull