Kasami: Falenderim për Bacën Rifat Jashari për Mikpritjen e Tij

Advertisement
Advertisement

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, me kabinetin e tij dhe miqtë, ishin të pranishëm në Konak të Rifat Jasharit, për të shënuar ndezjen e flakadanëve, simbol i trimërisë, rezistencës dhe luftës heroike të familjes Jashari dhe të gjithë shqiptarisë, në luftën për çlirimin e Kosovës nga agresori serb.

Në këtë natë të shënuar, Kryetari Kasami falënderoi Bacin Rifat për mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi se historia e Prekazit, e Drenicës dhe e gjithë Kosovës kurrë nuk do të harrohet. Jasharajt janë vetë historia, dhe ashtu do të mbeten gjithmonë në zemrat e popullit shqiptar.

Statusi:
Falenderoj nga zemra Bacin Rifat, për mikpritjen e tij, në natën e zjarreve. Isha tepër i nderuar që krahë Bacit, të jem prezent në shënimin e ndezjes së flakadanëve, të cilët janë simbolika e trimërisë, rezistencës dhe luftës së familjes Jashari, por edhe gjithë shqiptarisë, për të çliruar Kosovën nga agresori serb.
Historia që harrohet, përsëritet. Andaj kurrë nuk do të harrohet historia e Prekazit, Drenicës dhe e gjithë Kosovës.
Jasharajt janë vetë historia! 🇦🇱

Advertisement

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights