Kasami në veprim, takim me LEITNER për teleferikun e Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me përfaqësues të kompanisë së njohur ndërkombëtare LEITNER, lidere në fushën e prodhimit të teleferikëve dhe sistemeve të transportit malor.

Gjatë këtij takimi u prezantua dhe u diskutua një zgjidhje teknike ideore për ndërtimin e teleferikut Tetovë–Kodra e Diellit, një projekt që synon të transformojë infrastrukturën turistike të rajonit dhe të krijojë mundësi të reja ekonomike për qytetarët.

Ky është një hap konkret drejt realizimit të një prej projekteve më të rëndësishme për Tetovën, që do të ndikojë në rritjen e vizitorëve, zhvillimin e turizmit malor dhe përforcimin e pozitës ekonomike të komunës.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights